Connect with us

HOROSKOPI

Kane mbetur edhe 5 muaj/ Astrologia Meri zbulon 3 shenjat qe do i hapen portat e fatit ne vitin 2020

Published

on

Astrologe Meri Shehu ka treguar se shenja me më pak fat për këtë vit janë Gaforret ndërsa shenja me më shumë fat Bricjapët të cilët do kenë një vit të shkëlqyer. Lexoni më poshtë parashikimin për çdo shenjë sipas renditjes së tyre..

`12.Gaforret do të jenë në një pozicion të vështirë në 2020-ën, do kenë shanse për bashkëpunime apo martesa, por gaforret nuk do jenë gati. Do harxhojnë shumë energji, do kenë kundërshtime. Ana ekonomike nuk do jetë ku duhet.

11.Peshoret këtë vit do merren me familjen, por jo me karrierën. Do mbyllen në shtëpi, do merren vetëm me çështjet familjare, do kenë ankth, stres. Duhet të kujdesen për shëndetin e njerëzve të afërt. Dashuria për ta këtë vit do kalojë nga stomaku. Ana ekonomike do jetë e mirë.

10.Dashët gjatë këtij viti do pretendojnë të bëjnë emër dhe famë. Mund të shkelin dhe të tjerët nga padurimi për t’u ngritur mbi të tjerët. Do bëjnë martesa me famë dhe do zgjedhin partnerë me nivel të lartë social dhe ekonomik. Do kenë ngritje ekonomike, fuqizim dhe reklamim të asaj që fitojnë.

9.Binjakët do kenë ngritje ekonomike dhe fitime të reja. Nga ana e shëndetit mund të kene probleme nga ana psikologjike. Kujdes me fiksimet pas punës ose personave. Do kenë lidhje të reja, mund të jenë të fshehta dhe me pasion.

8.Luanët për ta do jetë viti i punës. Do kenë probleme shëndetësore kronike, me ko ckat, shtylla kurr izore dhe duhet të jenë të kujdesshëm. Lidhjet nuk do kalojnë në një tjetër nivel, por do mbeten po aty. Sa i përket anës ekonomike uk parashikohen fitime të mëdha gjatë vitit 2020.

7.Ujorët do kenë një vit i mbyllur, nuk do i deklarojnë planet, strategjitë e tyre. Do mbledhin forca, energji, qetësi dhe stabilitet. Dashuria do mbetet në planin e fshehtë ose lidhje të pamundura. Do kenë një periudhë e mirë ekonomike.

6.Peshqit do kenë një vit ku do futen edhe më tepër në lëvizje dhe do përfshihen në veprimtari. Qëllimi i tyre do jetë të gjejnë një mik, një shok ose partner të qëndrueshëm dhe besnik. Po duhet të kenë kujdes me shoqërinë që do zgjedhin. Do fitojnë siguri dhe do mposhtin pasiguritë psikologjike. Dashuria do jetë romantike dhe do njihen në rrugë, udhëtime, por edhe në rrjetet sociale.

5.Akrepët do kenë vitin e aprovimit të aftësive, punëve, por edhe marrëdhënieve. Nga fundi i Marsit dhe gjithë Prilli do marrin lajme të mira dhe para. Gjatë vitit do kenë njohje të rëndësishme dhe marrëveshje. Viti i ngritjes ekonomike për ta.

4.Virgjëreshët do kenë një vit të mrekullueshëm, do vendosin pushtet në mënyrën si do menaxhojnë jetën e tyre. Do fillojnë një periudhë të re, por duhet të kenë kujdes në marrëdhënie me njerëzit e afërm sepse mund të përpiqen t’ju pengojnë rrugën drejt suksesit. Mund të bëhen prindër sërish.

3.Demët do ndryshojnë ambientin, do udhëtojnë. Parashikohen martesa të reja me persona të huaj. Në ekonomi mund të kenë disa ulje-ngritje. Duhet të evitojnë lodhjen fizike. 2020 është viti ku do gjejnë dashurinë e tyre.

2.Shigjetarët do kenë një vit me shumë fat nga pikëpamja ekonomike. Do jetë viti i të drejtës dhe një vit i madh ekonomik për ta. Shëndeti do jetë i mirë, por me pak lodhje në periudhën e verës.

1.Bricjapët në 2020 do fillojnë të marrin veten, do ngrihe me pozicione pune. Për ta do hapet drita jeshile duke iu ofruar shumë mundësi të reja. Problemet e tyre shëndetësore do gjejnë zgjidhje. Në dashuri do bëjnë hapin drejt njohjeve dhe lidhjeve të reja.