Connect with us

Sociale

Plehrat nëpër rrugë, banorët e Porto Romanos, të alarmuar nga ndotja mjedisore

Published

on

Në këto ditë tepër të nxehta gushti, banorët e lagjies me numër 15, në qytetin e Durrësit, e njohur si zona e Porto Romanos, po përballen me një problematikë, tepër të madhe, ndotjen e mjedisit.  Një grup banorësh të kësaj lagjie kanë denoncuar sot, ndotjen mjedisore, si pasojë e mos grumbullimit të mbetjeve urbane. Kontenierët e mbetjeve në këtë lagje, prej ditësh nuk pastrohen, ndërsa mbetjet kanë përfunduar në rrugë. Banorët ankohen se kjo situatë jo e panjohur për ta, ditët e fundit është bërë tepër e rëndë, pasi era e keqe ndihet kudo.

Banorët thonë që për të pakësuar mbetjet këtu nuk mungojnë rastet kur plehrave u vihet flaka gjatë natës dhe ndotja bëhet tepër e madhe.

Për këtë problem banorët kanë ngritur zërin shumë herë, por situata nuk ka gjetur zgjidhje. Me një sërë problemesh të tjera që nga përmbytjet dhe deri tek mbetjet, banorët e kësaj zone, ndihen totalishtë pas dore.