Connect with us

HOROSKOPI

HOROSKOPI JAVOR i Paolo Fox për datat 7-13 shtator 2020

Published

on

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, kjo javë do të jetë shumë premtuese në dashuri. Venusi në shenjën e Luanit do të stimulojë dëshirën tuaj për dashuri, për pasion. Shumë të lindur në shenjën e Dashit do të jenë të vendosur të rikuperojnë në këtë drejtim. Mundësi të reja po vijnë së shpejti për beqarët. Në punë do të duhet ende pak durim, por disa lajme do të vijnë. E premtja mund të jetë një ditë mjaft e ngarkuar – bëni kujdes!

Demi

Në ditët në vijim ju mund të nervozoheni nëse partneri juaj vazhdon t’u shmanget pyetjeve tuaja. Megjithatë, do të preferoni të duroni dhe të mos debatoni. Ka ndryshime në horizont: në lidhje me shtëpinë ose punën. Nga pikëpamja profesionale do të keni ende shumë dyshime dhe pak siguri. Disa të lindur në shenjën e Demit mund të ndjehen nën presion ose të kenë shqetësim për një përgjigje që vjen ngadalë. Deri në nëntor do të ishte më mirë të keni ide të qarta se si të veproni.

Binjakët

Venusi do të jetë në një aspekt të favorshëm dhe do t’i japë një shtysë të re ndjenjave. Kushdo që është në takim me një Dash ose Bricjap do të duhet të bëjë shumë kujdes. Gjatë fundjavës tjetër do të duhet të jeni shumë të durueshëm dhe të përpiqeni të qëndroni të qetë. Në punë qëndroni fort dhe mos u hidhëroni. Mundësitë do të vijnë së shpejti. E mërkura do të jetë një ditë shumë pozitive, plot ide dhe kontakte të frytshme.

Gaforrja

Premton të jetë një javë ulje-ngritjesh. Do të tentoni të drejtoni gishtin nga të gjithë – jini shumë të kujdesshëm! Ata që janë në kërkim të një shoku shpirtëror së shpejti mund të përjetojnë momente emocionuese, veçanërisht me një Akrep ose një të lindur në shenjën e Peshqve. Në frontin e biznesit, ju mund ta gjeni veten duke debatuar me një koleg ose mbikëqyrës midis të hënës dhe të martës. Këto janë ditë kur ndiheni vazhdimisht të sfiduar, por të përkushtuar për të menaxhuar të gjitha rrethanat me kujdes.

Luani

Sipas horoskopit të Paolo Fox, java do të fillojë me këmbën e djathtë, falë pranisë së Venusit në shenjë. Eshtë koha të hiqni këmbën nga frenat dhe të jetoni dashurinë pa frikë. Dikush mund të dashurohet me një person që jeton në një qytet tjetër. Sidoqoftë, në punë do të jetë një kohë mjaft e vështirë, por punoni shumë, sepse shpërblimet do të vijnë. Ju mund të keni njerëz ziliqarë pranë jush, jini të kujdesshëm!

Virgjëresha

Tani e tutje, vendimet që do të merrni në dashuri dhe takimet që do të bëni do të jenë shumë të rëndësishme, në funksion të tetorit, kur Afërdita do të vijë në shenjën tuaj. Nëse marrëdhënia juaj kalon në shtator e paprekur, atëherë do të ketë arritur një qëndrueshmëri të bukur. Në punë do vazhdoni të mbështeteni nga yje shumë bujarë. Studentët do të bëjnë shumë mirë!

Peshorja

Një rikthim i bukur në dashuri ju pret dhe mund të harroni tensionet e përjetuara në muajt e kaluar. Shtatori do t’ju sjellë pajtime dhe njohje të reja intriguese. Dëshira për t’u përfshirë do të rritet! Në punë do të ketë ende disa aspekte për t’u rishikuar. Ende do të duhet të jeni të duruar para se të gjeni stabilitetin që dëshironi prej kohësh. Ndryshime të reja në horizont.

Akrepi

Në dashuri nuk do të mungojë ndjenja në çift, por xhelozia juaj e pakufishme mund të prishë harmoninë me partnerin. Në punë keni gjetur motivim dhe vendosmëri. Dikush mund të marrë një ofertë interesante deri në vjeshtë. Dikush tjetër, mbase, do të jetë i lodhur duke bërë të njëjtat aktivitete pa pushim dhe do të donte ta linte veten në një përvojë të re. Bëni kujdes, sepse nuk do të jeni ende të mbuluar financiarisht!

Shigjetari

Sipas horoskopit të Paolo Fox, java juaj do të fillojë me Venusin në favor: takime të reja ose afrime të rëndësishme priten. E mërkura dhe e enjtja do të jenë dy ditë premtuese. Ditët ideale për t’u përfshirë, për të dalë nga shtëpia, për të takuar njerëz të rinj dhe për të biseduar.

Bricjapi

Marsi në disonancë mund të zgjojë disa trazira që do të projektoni në dashuri, veçanërisht nëse nuk ndiheni që merrni mbrapsht atë që jepni. Bëni kujdes të mërkurën dhe të enjten! Venusi do të jetë në aspektin harmonik dhe do t’ju ndihmojë, nëse vendosni të përballeni me partnerin tuaj, të flisni me një zemër të hapur. Javë premtuese për të bërë takime të reja.

Ujori

Në dashuri do jeni ende të trazuar dhe të shqetësuar. Mund të keni ulje dhe ngritje të reja, papritmas ndryshoni mendje. Në frontin e punës është koha të mbyllni të gjitha ato situata, ato projekte që nuk ecin përpara, që nuk ju japin kënaqësi. Ju duhet të përpiqeni të realizoni idetë tuaja, projektet tuaja! Megjithatë, përpara se të lëvizni, përpiquni të keni një ide të qartë.

Peshqit

Java garanton emocione të bukura në dashuri. Historitë e lindura së fundmi do të jenë të destinuara të zgjasin në kohë! Në frontin e biznesit, do të duhet të punoni shumë dhe të shmangni çdo shpërqendrim, por shpërblimet do të vijnë së shpejti!