Connect with us

Kronikë

Në kërkim kombëtar, bien në prangat e policisë 2 shtetas

Published

on

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

V. K., banues në Borizanë, Krujë, pasi më datë 22.08.2020, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij janë gjetur disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa.

T.K., 56 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.