Connect with us

HOROSKOPI

Do te keni nje takim shume te mire/ Astrologu Paolo Fox paralajemeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Në disa momente do ndiheni nervozë gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të shpreheni si e ndieni. Nëse keni një lidhje, dialogu dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj jave. Nuk do keni asnjë lloj debati me partnerin, përkundrazi mund të kaloni edhe më shumë momente pasionante. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe do realizoni disa takime interesante. Në punë gjërat do ndjekin ritmin e duhur. Nëse do ju duhet të bëni zgjedhje, mendohuni mirë fillimisht në mënyrë që mos gaboni. Për një buxhet më të mire duhet t’ua vini veshin më shumë këshillave që do iu jepen.

Demi

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Jutiteri nuk do ju ndihmojë gjatë kësaj dite, përkundrazi do ju futë edhe në udhëkryqe. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të tregoheni të padrejtë me partnerin tuaj. Do jeni posesivë dhe do e kritikoni atë për gjëra që në fakt ai është munduar për më mirë. Kthejini fjalët mbrapsht dhe kërkoni falje nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar. Ju beqarët do jeni në rrugën e duhur për të gjetur princin e kaltër. Sipas Dritare.net, në punë trysnia do jetë e fortë dhe gjërat do jenë të vështira. Për fat të mirë ndërhyrja e një kolegu do jetë vendimtare. Me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni.

Binjakët

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Dita e paqtë që keni pritur deri më sot do mbërrijë më në fund. Për ju të dashuruarit Dielli do ketë ndikim tej mase pozitiv. Marrëdhënia me partnerin do jetë aq e bukur saqë ndonjëherë nuk do e besoni dot se jeni në realitet. Ju beqarët do keni më tepër raste për të realizuar takimet e ëndërruara dhe nëse i shfrytëzoni ato mund ta ndryshoni të ardhmen. Në punë duhet të reflektoni disa herë para se të veproni në mënyrë që të mos bëni gabime. Gjithësi gjërat duken goxha të mira. Financat duhet t’i menaxhoni me më tepër përkujdes dhe maturi në mënyrë që gjendja të mbetet e mirë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Mundohuni të jeni më të hapur sot dhe më tolerantë, përndryshe do dilni të humbur. Ju të dashuruarit do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe në disa momente do mundoheni edhe ta kontrolloni atë. Ky do jetë një gabim i madh i cili do e acarojë edhe më tepër atmosferën. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit dhe do i refuzoni ftesat. Në punë do e dini shumë mirë se çfarë dëshironi kështu që keni për të arritur edhe më lart. Do arrini edhe të mblidhni frytet e mundit që keni harxhuar. Financat do i keni më tepër kujdes dhe nuk do ndodhë asnjë tronditje.

Luani

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak në humor të mirë dhe do debatoni ashpër edhe me ata që në fakt ju kanë ndihmuar së fundmi. Ju të dashuruarit do keni kundërshti të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe për asgjë nuk do merreni vesh. Ju beqarët do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do keni aspak dëshirë të dilni e të kërkoni princin e kaltër. Mbase për disa kohë mund të keni ndryshime në jetën tuaj. Në punë duhet t’i dyfishoni përpjekjet në mënyrë që të arrini sa më parë atje ku doni. Me financat mos bëni çmenduri sepse në një moment situata mund t’iu dalë plotësisht jashtë kontrollit.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do ju duhet shumë energji për të përballuar gjithçka. Yjet do favorizojnë jetën sentimentale për ju që keni një lidhje, por nëse doni që marrëdhënia me partnerin të jetë edhe më e mirë, duhet të hiqni dorë nga autoriteti i tepruar. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri, por nuk do mërziteni për këtë gjë pasi gjithë kohës do jeni të rrethuar nga miqtë. Në punë do jeni shumë më të pavarur se më parë, madje mund të merrni edhe pozicionin e shefit. Do dini si t’i çoni gjërat përpara. Financat nuk do përbëjnë probleme të mëdha kështu që do jeni të qetë në këtë sektor.

Peshorja

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do bëni më shumë përpjekje për të ecur para dhe keni për t’ia dalë mbanë me sukses. Autoriteti që keni do iu ndihmojë pamasë. Ju të dashuruarit do jeni më të hapur dhe do diskutoni me partnerin për gjithçka. Marrëdhënia me të ka për të qenë tejet delikate. Kujdes! Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të parë, megjithatë nuk do mungojnë disa njohje interesante. Në punë, pavarësisht situatave te ndërlikuara që mund t’iu dalin, do arrini të kaloni gjithçka. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk do arrini dot vetë ta stabilizoni situatën prandaj duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit ose nga miqtë.

Akrepi

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Nëse nuk tregoheni të logjikshëm gjatë kësaj dite keni për të humbur shumë. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të qartësoni sa më parë idetë që keni në kokë në mënyrë që të ndiheni më të qetë. Ju beqarëve do iu rrahë zemra shumë fort për një person të cilin sapo e keni njohur. Mirë është t’ia shprehin pëlqimin, por jo të hidhni hapa të nxituara. Në planin profesional, projektet që keni nisur mund të marrin një drejtim mjaft pozitiv. Do keni më shumë besim tek aftësitë tuaja dhe nuk do ndaleni. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të ndërmerrni rreziqe sepse mund të mbeteni pa para.

Shigjetari

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Mundohuni të ndërmerrni më shumë iniciativa gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa të fituar do dilni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë asnjë problem serioz, përkundrazi marrëdhënia me partnerin do fillojë te përmirësohet. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur ndaj ftesave që do ju bëhen, por kurrsesi nuk duhet të nxitoheni për të marre vendime. Në punë dita nuk do jetë shumë e ngarkuar kështu që dalëngadalë mund të arrini të realizoni gjithçka. Në planin financiar do filloni të vendosni pak rregull dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm. Edhe ndihma e të afërmve do jetë e vyer.

Bricjapi

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do i jepni prioritet jetës tuaj sentimentale dhe do jeni më të organizuar. Jeta në çift do kalojë në plan të parë. Do përkujdeseni gjithë kohës për partnerin tuaj dhe do e gjeni kohën për të kaluar edhe disa çaste romantike me të. Ju beqarët duhet të jeni më të duruar dhe nga ana tjetër nuk duhet të keni besim të plote tek ai që do iu joshë. Në këtë mënyre do shmangin zhgënjimet. Në punë nuk duhet të nxitoheni shumë sepse atëherë kur të mos e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Bëni edhe më shumë durim. Financat do jenë normale. Nuk do keni vështirësi për shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Nuk do jeni shumë bindës gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju krijojë disa probleme. Ju të dashuruarit do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe në shumë momente do bëni skena që nuk do i pëlqejnë aspak atij. Ndryshoni sjellje pasi ai që keni në krah nuk e meriton aspak atë që po bëni. Ju beqarët do e gjeni personin e duhur në një ambient që nuk ua kishte marrë mendja ndonjëherë. Në punë, nëse do ju duhet të negocioni ose të nënshkruani kontrata, reflektoni me kujdes. Mendimet e të tjerëve dëgjojini, por në fund vendosni vetë. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që përfitoni të bëni ndonjë investim.

Peshqit

Horoskopi i datës 11 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shpesh të nervozuar dhe të irrituar. Do e ngrini zërin në maksimum dhe nuk do gjeni qetësi. Për ju të dashuruarit do ketë disa mosmarrëveshje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Nga mesdita e deri në darke do ndiheni më mirë dhe do dashuroheni me më tepër pasion me partnerin. Ju beqarët nuk do mundin dot të krijoni një lidhje si e kishit ëndërruar sepse nuk do keni kohe për të kërkuar personin ideal. Në punë mundohuni të ruani paksa qetësinë para shefave sepse do shkatërroni gjithçka. Ditë paksa delikate pritet të jetë kjo e sotmja. Në planin financiar rrethanat janë goxha të favorshme për të pasur përmirësime.