Connect with us

Itali

“Shpresa” u çlirua, rosa që mbijetoi falë vëmendjes së banorëve të Santo Spirito, kthehet në det

Published

on

“Shpresa” u çlirua, rosa që mbijetoi falë vëmendjes së banorëve të Santo Spirito, kthehet në det

Ata e quajtën atë “shpresë” që në anglisht do të thotë “hope”.  Është rosa e shpëtuar nga qytetarët e Santo Spirito, pasi tre shoqet e saj u gjetën të ngordhura në portin e vogël të zonës. Pasi mori kujdesin e Prof. Camarda dhe ekipit të tij në Departamentin Veterinar të Universitetit të Barit.  “Hope” u kthye përsëri në shtëpinë e saj, në breg të detit,  falë interesit të shoqatave “il Lungomare Che Verei”, “VogliAmo Santo Spirito Clean ”dhe“ Santo Spirito Sailors ”.

“Për ne që ta sillnim në shtëpinë e saj, është si të shkëpusnim nga vetja një pjesë nga shpirti jonë. Por,  tani ajo  është pjesë e komunitetit tonë. Për ne është një gjë e rëndësishme dhe plotë emocione që të vijmë këtu dhe ta shohim në këmbë, sepse e kemi gjetur në gjendje të rënduar”, thanë nga organizatat për Telebarin.

Ndërkohë, pritet të mësohet shkaku i ngordhjes së rosave të tjerë, gjë e cila ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të helmimit nga ilaçi i minjëve. Shoqatat kanë paraqitur gjithashtu një ankesë kundër personave të panjohur që mund të kenë dëmtuar këto specie, duke iu përgjigjur valës së dashurisë për ata që tani janë qytetarë nderi të lagjes.

“Ajo sinjifikon shpresën, siç dhe thuhet “Hope”. Duke marrë shkas nga ngjarja, komuniteti ynë shikon me shpresë faktin që ‘hope’ u kthye tek shoqet e saj. Ngjarja e cila ka pasur dhe një vëmendje mediatike, shërbeu për të sensibilizuar njerëzit me shpresën dhe me urimin që mos të shënohem më episode të tilla, thanë nga shoqata” për Telebarin.  //telebari//