Connect with us

Aktualitet

Dita e parë e shkollës, Sako uron nxënësit nga shkolla e re në Qerret

Published

on

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka përuruar shkollën e re “Artan Zeka” në Qerret të njësisë administrative të Katundit të Ri me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Sako nga kjo shkollë e re ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësuesit për një sezon sa më të mbarë shkollor si dhe ka bërë thirrje për të zbatuar me përpikmëri protokollin shëndetësor.  Me anë të një postimi, shpërndarë në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës, në rrjetin social “Facebook”, Sako thotë se bashkia ka punuar për ti krijuar amiente sa më të mira për nxënësit e shkollave të qytetit.

 

Postimi i plotë:

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka përuruar shkollën e re “Artan Zeka” në Qerret të njësisë administrative të Katundit të Ri me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Kryebashkiakja Sako nga kjo shkollë e re ka uruar nxënësit , prindërit dhe mësuesit për një sezon sa më të mbarë shkollor si dhe ka bërë thirrje për të zbatuar me përpikmëri protokollin shëndetësor.

Kryebashkiakja Sako shtoi se Bashkia e Durrësit ka punuar për të krijuar ambiente sa më të mira për nxënësit në shkollat e qytetit.

Shkolla “Artan Zeka” është ndërtuar tërësisht e re nga bashkia e Durrësit me fondet e veta dhe ka në përbërje të saj edhe një kopësht që është ndërtuar edhe ai i ri.

Në këtë shkollë mësojnë 106 nxënës ndërsa kopshti ka 28 fëmijë. Të gjithë këta nxënës e fëmijë si dhe stafi pedagogjik do të jenë tashmë në mjedise të reja me kushte bashkëkohore dhe me standarte të larta sigurie.

Kjo shkollë përveç 13 klasave ka edhe tre laboratorë, bibliotekë, dhomë psikologu, palestër etj.