Connect with us

Aktualitet

Dita e parë e shkollës, denoncon PD në Durrës: “Fëmijët në fshatra udhëtojnë me kilometra për në shkollë”

Published

on

Kryetari i degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka reaguar në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor. Përmes një deklarate për shtyp Xhaferri pohoi se masat në shkolla janë krejt ndryshe nga ato të marra nga qeveria Rama.

Deklarata e plotë:

“Dua të filloj duke i uruar suksese të gjithë nxënësve e mësuesve teksa nisin shkollën sot. Rruga e dijes është e gjatë dhe e vështirë, ndërsa ky vit shkollor që po fillon me problemet e tërmetit dhe pandemisë është edhe më i vështirë. Si pedagog, e mbi të gjitha si prind, e kuptoj shumë mirë sfidën e cdo familje. Kemi parë mënyrën e menaxhimit të rihapjes së shkollave në vende të ndryshme me qeveri të përgjegjshme. Masat janë krejt ndryshe nga ato të marra nga qeveria Rama. Kjo sepse prioritetet e qeverisë Rama nuk janë siguria dhe shëndeti i qytetareve, por pasurimi edhe nga drama e tërmetit dhe pandemia. Fëmijët në fshatra udhëtojnë me kilometra sic është rasti i Sukthit ku disa fshatra janë grumbulluar në një shkollë në Rushkull.

Papërgjegjshmëria e kësaj qeverie është e paimagjinueshme, shkolla publike që fillojnë të ndërtohen pa leje ndërtimi, sic ishte rasti i shkollave Shaqe Mazreku dhe Njazi Mastori, apo shkolla Bedrie Bebiziqi, e cila akoma nuk ka leje ndërtimi. Ky është treguesi më i mirë i papërgjegjshmërisë së strukturave shtetërore, të cilët janë të gatshme, që për të grabitur, të vënë në rrezik edhe jetën e fëmijëve dukë ndërtuar objekte pa leje ndërtimi. Neni 199/a i Kodit penal e klasifikon ndërtimin e paligjshëm si vepër penale që dënohet nga një deri në pesë vite. Por, kodi penal ndëshkon vetëm qytetarin që burgoset edhe për një gardh.

Qytetarët janë të lodhur nga standardet e dyfishta të qeverisë Rama ku asnjë rregull nuk vlen njësoj për të gjithë. Qytetarët janë të acaruar nga vështirësitë dhe fatkeqësitë që i krijon çdo ditë kjo qeveri. Zgjidhja është e thjeshtë, po vjen dhe këtë e thotë vazhdimisht opozita: një qeveri e administratë normale pranë qytetarit dhe për qytetarin.