Connect with us

Itali

Gjoba dhe proçedime penale, Policia Bregdetare në Bari aksion për sigurinë e produkteve të detit

Published

on

Gjatë një aksioni intensiv, të kryer në orët e fundit në Puglia, Policia Bregdetare ka sekuestruar mbi tre tonë produkte peshku dhe ka ndëshkuar shkelësit e ligjit me një shumë totale prej 88 mijë eurosh. Për më tepër, gjashtë persona u raportuan për ndjekje penale. Shumica e sanksioneve kishin të bënin me shkeljen e rregullave për gjurmueshmërinë e produktit të peshkut të ofruar për shitje: një kërkesë e domosdoshme për të përcaktuar të gjithë rrugën e tregëtimit, nga peshkatari te shitësi përfundimtar, duke shmangur qarkullimin e produkteve të peshkut jashtë afateve të lejuara.

Kështu, në Polignano a Mare, u sekuestruan 150 kilogramë produkte peshku të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës dhe, akoma më keq, 20 kg produkte peshku të llojeve të ndryshme, ka qenë i skaduar, i cili i kushtoi pronarit 4,500 euro gjobë. Në një restorant në qendër të Barit, nga ana tjetër, u konstatua dhe raportua një mashtrim tregtar me produktet e detit që ofronte.

Vetëm në provincën e Barit, kontrollet e kryera edhe në Molfetta, Monopoli dhe rrethinat e saj çuan në sekuestrimin e mbi një ton produktesh peshku, për një total prej 33 mijë eurosh në gjobitje.  Madje gjoba u vendosën edhe për pastrimin e midhjeve në mungesë të autorizimit sanitar. Në këtë rast, në Giovinazzo, u sekuestruan 455 kg midhje të zeza, të cilat pastroheshin jashtë kritereve sanitare. Ndaj këtij rasti policia vendosi një gjobë prej 10 mijë euro.