Connect with us

Politike

“Asnjë s’mund të luajë me këtë çështje”, Meta flet për çështjen e detit: “Të zgjidhet sa më shpejt, pa minuar marrëdhënien me Greqinë”

Published

on

Presidenti i vendit Ilir Meta foli sot për çështjen e shumëdebatuar mbi zgjerimin e Greqisë me 12 milje në ujërat shqiptare.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, si çdo fundjavë,  Kreu i Shtetit tha se qëndrimi i tij është i qartë dhe parimor, që çështja të zgjidhet sa më parë dhe duke mos minuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Lidhur me çështjen, që është mjaft sensitive prej 12 vitesh mes Shqipërisë dhe Greqisë, është një problem mjaft i ndjeshëm edhe brenda vendit për vetë historinë, presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe bashkëpunues me qeverinë tonë, me institucionet tona, pasi ne të gjithë përfaqësojmë një palë në fund të fundit. I kam plotësuar të gjitha detyrimet dhe kam qenë shumë bashkëpunues me qeverinë. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve, ende nuk kemi përgjigje. Jam i duruar. Kemi shkruar dhe më parë kërkesa, por nuk kemi marrë përgjigje. Asnjë nuk luan me një çështje të tillë, apo me cështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Greqinë.

Qëndrimi i Presidentit është koherent, i qartë dhe parimor, në raport me të gjithë. Pavarësisht mistrecllëqeve, qëndrimi i presidentit ka qenë shumë i qartë. Nuk ka pasur asnjë rast, kur ka pas mungesë bashkëpunimi nga presidenti. Presidenti nuk ka qëndrime të dyfishte apo të trefishta, por vetëm një qëndrim, që çështja të zgjidhet sa më shpejt dhe të jetë çështje besimi mes dy vendeve, jo të minojë këtë marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta, që ndryshojnë në vazhdimësi, sipas konjukturave të çastit, sepse miqësia është mjaft e rëndësishme të zhvillohet dhe forcohet”, tha Meta.