Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator 2020

Published

on

Dashi

Nëse e keni të domosdoshme që t’i thoni një miku apo pjesëtari të familjes se kanë vepruar gabim për një çështje të caktuar, të paktën zgjidhni fjalë që të duken të buta. Për hir të marrëdhënies tuaj afatgjatë me ta, tregohuni më pak kritikë.

Demi

Nuk do ta keni shumë mendjen tek puna nesër, por nuk ka problem. Javët e fundit kanë qenë shumë intensive dhe është e natyrshme që të keni një reagim të tillë. Jepini vetes kohë për të rikuperuar energjitë, si fizike ashtu dhe mendore.

Binjakët

Nuk ka kohë për t’u treguar të pavendosur kur vjen puna tek një çështje e rëndësishme që lidhet me zemrën. Nëse doni që dikush të dijë sa shumë përzemër e keni, atëherë mos qëndroni gojëmbyllur.

Gaforrja

Ka shumë gjëra që mund t’ju bëjnë emocionalë, por nuk duhet ta braktisni logjikën dhe arsyen kur vjen puna tek paratë. Nëse një lloj plan investimi nuk po shkon siç e prisnit, atëherë tërhiquni menjëherë.

Luani

Nëse e shihni një çështje të caktuar si problem nesër, atëherë i tillë do të jetë. Nëse nga ana tjetër do të zgjidhni që ta shihni si sfidë, me gjasë nuk do të jetë aspak problem. Ndonjëherë e merrni jetën më seriozisht sa duhet.

Virgjëresha

Nesër do të ndiheni pa energji, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, por është diçka normale. Është thjeshtë një shenjë se duhet të ulni ritmin dhe të fokusoheni në 1 apo dy gjëra dhe jo të synoni për dhjetë njëkohësisht.

Peshorja

Fati do të ndryshojë për mirë ditët në vijim. Kjo është vërtetë diçka shumë pozitive, por mos harroni se gjërat nuk ndodhin vetë. Duhet të jeni të gatshëm për të kapur momentin dhe për t’i dhënë një dorë gjërave që të ecin përpara.

Akrepi

Mos u nxitoni duke u hedhur kokë e këmbë në një gjë për të cilën nuk jeni 100 përqind të sigurt se është në interesin tuaj më të mirë. Këtë periudhë të vitit jeni të dëshpëruar për të arritur gjëra, por është gjithashtu e nevojshme që jeni të ndërgjegjshëm për atë që po ndodh rrethe rrotull dhe mënyrat si mund t’ju prekin.

Shigjetari

Nëse keni dyshime për atë që një mik apo anëtar i familjes po bën, atëherë duhet ta thoni me zë të lartë. Ata mund të mos jenë të kënaqur me ndërhyrjen tuaj, megjithatë shumë shpejt do ta kuptojnë se kishit të drejtë.

Bricjapi

Nëse ndjeni për të bërë diçka jashtë të zakonshmes, mos e mendoni dy herë, bëjeni. Sytë e botës do të jenë të drejtuara nga ju përgjatë ditëve në vijim, ndaj mos e ndaloni veten dhe tregoni aftësitë që keni.

Ujori

Kjo do të jetë një javë e mirë për miqësi të reja të të gjitha llojeve. Edhe nëse një marrëdhënie nuk ka shkuar mirë kohët e fundit, situata do të ndryshojë. Nuk ka nevojë të bëni asgjë të jashtëzakonshme, thjeshtë tregohuni të gatshëm për t’u argëtuar.

Peshqit

Dikush duket se ndihet në borxh dhe dëshiron t’ju shpaguajë. Edhe nëse nuk dëshironi asgjë prej tyre, gjeni një mënyrë me të cilën mund t’ju ndihmojnë. Do t’i bëjë të ndihen mirë me veten dhe kjo është diçka shumë pozitive.