Connect with us

HOROSKOPI

KARAKTERISTIKAT E LUANIT

Published

on

POZITIVE
Luani është një person me ndjenja të këndshme dhe autoritet. Është I drejtë dhe beson tek shokët e tij dhe tek njerëzit që e rrethojnë në përgjithësi. Ka drejtësi dhe pasion për jetën, është I gjallëruar. Është shoqëror me të gjithë dhe më shumë mirësi. Është mjaft zemërgjerë dhe shumë mikpritës. Pranon rreth tij persona qe kanë vlerë për të. Ka shumë guxim. Ka forcë të madhe brenda tij dhe do që gjithmonë të jetë në majë. Nuk i intereson fitorja për të qenë mbret. I pëlqen dashuria, adhurimi, besimi, njohja.Këta e mbajnë luanin zemërgjerë dhe dashurinë që shkëlqen brenda tij.

NEGATIVE
Kanë qejf të ngacmojnë dhe shumë herë nuk janë të gatshëm. Janë shumë indiferenta për persona që mendojnë se nuk ja vlejnë. Nganjëherë i pëlqen vetja. Dhe herë herë bëhet indiferent.Kur ndien mosbesim, ka gjithmonë me vete para. Mban distancë. Bëhet shumë i fortë kur plagoset.

LUANI PËLQEN
Si person i pëlqen të jetë krenar me pasurinë e tij. I pëlqen të luftojë për një qëllim ose njeri. Është krenar me paraqitjen e tij. Pranon njerëzit e tjerë ashtu sic janë. I pëlqen të jetë mikpritës dhe zemërgjerë. Gjithashtu i pëlqen të jetë i ndërgjegjshëm për atë që bën. Është guximtar, i hapur me të gjithë i shoqërueshëm dhe me shpirt të zjarrtë.

LUANI URREN
Nuk i pëlqen fare dhe urren të mos e dëgjojnë, për cfarë do lloj arsye. Urren personat dhe nuk bën shoqëri me ata që nuk janë të guximshëm. Dëshiron pasionin dhe të jetë i ngrohtë, por dhe i zjarrte për këtë urren dramat dhe xhelozitë megjithëse ai vetë nga natyra është aktor i mirë.

BURRI LUAN
Në përgjithësi ka trup të hollë, flokë të shkurtër ose të gjatë, të drejtë ose kaçurela. Fytyrë normale me sy të mëdhenj dhe me një zë të fortë. Është tip atletik dhe gjithmonë kujdeset për veten dhe veshjen e tij. Në rast se është sakat do të luftojë të vërtetojë se është i zoti të marr forcat e tij mbrapsht. I pëlqen shumë të duket dhe është shumë besnik me shokët dhe shoqërinë në përgjithësi. Është zemërgjerë me simpati të vecantë për paratë. Është i njohur. Ka nevoje të adhurohet dhe të përdorë mahnitizmin e tij për të marë atë që do. Është gjithmonë besnik në lidhjet e tij dhe pret të njëjtën gjë dhe nga të tjerët. Është gjithmonë i përmbajtur në temat serioze që e interesojnë. Do gjithmonë ta duan dhe ta adhurojnë. Nuk i vjen keq të shpenzojë para.

GRUAJA LUAN

Gruaja luan është e hollë dhe elegante. Duket se mban brenda saj ndjenja mbretërore. Vishet mirë. Është tërheqëse. Ka ndershmëri. Do që të bëj gjëra që e emocionojnë. I pëlqen të duket. Nuk është asnjëherë e qetë ose e dashur në lidhjet e saj, por tregon respekt, ngrohtësi dhe lidhje të vërtetë sentimentale. I pëlqen ambjenti elegant. Ka nevojë të adhurohet. Përdor mirësjellje për të marruë ata që do.

LUANI SI PRIND
Si prin është shumë i ndërgjegjshëm në shkollimin e fëmijëvë të tij. Di se si t’i afrojë fëmijët e tij. Ka një qëndrim të drejtë dhe mendjehapur ndaj fëmijëve. Do që të jetë krenare për fëmijët e tij. Mund t’i kufizojë pak si shumë që të kenë sukses në jetë. Ka dashuri dhe respekt për fëmijët e tij. Është i aftë të japë ngrohtësi. Di se si te luaj me fëmijët e tij. Është zemërgjerë. Ngul këmbë në drejtësi. Bën mundimin tu mësojë fëmijëve sa më sumë gjëra.

LUANI SI FËMIJË
Si fëmijë është shumë krijues dhe i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Është zemërgjerë por i mbrapsht më të këqinjt. Nuk i pëlqen ta kritikojnë të tjerët dhe është i sigurtë për vetëvlersimin e tij. Do të marrë nota të mira për të vërtetuar se është më i miri. Është i këndshëm dhe shoqërues. Më shpesh lëviz se sa rri pa lëvizur. Ka shumë energji. Adhuron lojrat. Kur lodhet bie shpejt për gjumë për një kohë të shkurtër. Është aventurier. I pëlqen ta shërbejnë. Urren punët e shumta. Adhuron mbrëmjet.

DUKE RRITUR LUANI
Shumica e luanëve adhurojnë famën në shkollë dhe shpesh marrin udhëheqjen. Sa vijnë dhe rriten tërhiqen nga seksi tjetër dhe dashurohen. Ndjenjat e tyre do të jenë të trazuara dhe shpesh dramatike. Duhet që të kenë liri të plotë të cilën do ta përdorin me saktësi. Vajzat luan janë më të gëzuara kur bëjnë diçka trupore.Djali luan ka nevojë për shumë dashuri dhe komplimenta te vërteta. Natyra shoqërore e luanit përfshin edhe shoqërinë me të huajt akoma. Duhet të ndiqen me kujdes deri sa të rriten mjaftueshëm deri sa të kuptojnë se nuk janë të gjithë zemërgjerë siç është ai. Duhet të mësojnë dhe të drejtat e të tjerëve. Duhet të mësojnë gjithashtu se si t’i përdorin paratë.

LUANI SI SHOK
Në përgjithësi luanit i pëlqen të ketë shokë të arritur, por jo sa ata. Janë të shoqërueshëm, të ngrohtë dhe u pëlqejnë shumë lojrat. Argëtohen me shokët dhe janë krenare për ta. Janë zemërgjerë me shokët e tyre dhe shokët e tyre duhet të bëjnë të njëjtën gjë për ata. Shoku ose bashkëpunëtori që ka përfitime personale mund të gjejë më shumë se një mundësi për të përfunduar lidhjen e tyre.

LUANI SI NËNPUNËS
Si nënpunës punon fort për të arritur në jetë dhe të vlerësohet nga të tjerët përreth tij. Do gjithmonë të mbizotërojë dhe të njihet nga të tjerët. Mund t’i thuash edhe gjërat më sekrete akoma dhe gjërat personale sepse është shumë besnik. Mund t’i mbajë klientët e tij gjithmonë të kënaqur. Nuk kërkon pothuajse kurrë shumë nga jeta e tij. Vendi i punës është ambjenti ku adhuron. Luani shpesh tregon forcat e tij të brendshme.

LUANI SI PRONAR
Si pronar ka besim të madh tek vetja e tij. Ka forcë dhe mënyrë të bëj të tjerët të punojnë fort që t’ia arrijnë qëllimit që ka vënë. Është i dhimbshëm ndaj punëtorëve dhe familjeve të tyre. Di shumë mirë kur të jetë zemërgjerë dhe kur të bëjë komplimente. Shijon shumë kur u tregon të tjerëve se çfarë të bëjnë. Nuk mund të durojë zhgënjimin.

LUANI NË SHTËPI
Shtëpia për ta është ambjenti natyral për ata dhe familjen e tyre. Në shtëpi brenda bëhen luan të vërtetë. Krijon një shtëpi të këndshme, të bukur dhe të rehatshme. Me miqtë është gjithmonë mikpritës. Siç respekton ai ambjentin e të tjerëve do që dhe të tjerët të respektojnë ambjentin e tij. Është i aftë të korigjojë shumë gjëra me mënyrë praktike. Adhuron argëtimin. Është i guximshëm dhe i gatshëm për çështje urgjente.

LUANI NË PUNË
Ka interes te madh për intevista. Do që gjithmonë të merret me diçka. Gjithmonë punon fort. Vështirsohet të kërkojë falje për çdo lloj çështje, edhe në rast se është shumë e rëndësishme dhe që i intereson.

UDHËHEQJE KARRIERE PËR LUANIN
Luani shijon të jetë në qendër të vëmendjes në punën e tij. Janë njerëz zemërgjerë, krenarë, energjik dhe domosdo që bien në sy të të tjerëve. Janë të përqëndruar në punën e tyre dhe kjo i emocionon. Gjithmonë punon fort. Duhet të jetë kryetar i një pune që bën. Për fat të mirë bashkëpunorët vlerësojnë herët aftësitë e tij dhe kështu që i kërkojnë t’i udhëheq. Ju pëlqen rreziku, është tip që e do të gjithë botën të tijën dhe zakonisht e pushton. Kanë një taktikë që nganjëherë mund t’ju kthehet kundra tyre. Në rast se është çështje loje ose marrëveshje grupi i luanit do të jetë gjithmonë në krye.Profesione që mund të ketë një luan : aktor, arkitekt, tregtar atri, artist, sportist, kardiolog, komik, regjizor, psikolog, prezantues, shkrimtar, drejtor, politikan, profesor. Gjithashtu i pëlqen tenisi, vrapi, kërcimi, teatri dhe shume të tjera.

FATI I LUANIT
Luanët kanë aftësinë të bëjnë të tjerët t’i adhurojnë. Krijojnë një rehati ekonomike dhe shpenzojnë jashtë mase duke dashur të duken. Duke investuar saktë në të patundura ose në tema që mendon ai, siguron të ardhmen e tij. Investimet në lojrat e fatit i gjejnë fitues dhe të humbur. Dhe më mirë është që të investoni sa më pak para që të mos keni humbje të mëdha.

EKONOMIA DHE PASURIA
Luanët si të zgjuar dhe guximtarë që janë bëhen afarist të mirë, një tregtar i suksesshëm dhe krijon forcë dhe para. Kështu ja arrin të bëjë një jetë të mirë dhe të dallueshme. Jep dorëhapur dashurinë e tij tek të tjerët, por nuk nguron të harxhojë paratë e tij ku dhe kur duhet. Kur ka para i përdor me shumë rehati dhe bën investime të mira.

LUANI DHE PARTNERI I TIJ
Personi që mendon të bëhet partner në martesë ose në punë duhet të dijë se ai është lart mbi të gjithë. Luani jep ngrohtësi, besim, mbështetje, zemërgjersi dhe përkushtim të plotë. Vetëm luanët dembelë dhe budallenj kërkojnë një partner që t’i adhurojë.

BURRI LUAN SI PARTNER
Do një partnere që dëshiron dhe ajo të jetë në qendër të vëmendjes si ai. Duhet gjithashtu partneria të ketë shumë paraqitje. Do një person i cili do ta mbajë lart dhe do te besojë ëndrrave të tij. Duhet të ketë mënyra të mira sjelljeje dhe të jetë e dhënë mbas fëmijëve.

GRUAJA LUAN SI PARTNERE
Do një partner që ta kosiderojë si mbretëreshë. Duhet që partneri t’i krijojë asaj një shtëpi të cilën do ta ndryshojë me emocione dhe zemërgjersi që të jetë mikëpritëse. Me partnerin e saktë do të shkëlqejë e tëra. Ajo do të marë përsipër detyrimet për fëmijët e saj dhe do të jetë një partnere besnike dhe do që dhe partneri i saj të jetë i përqëndruar tek fëmijët e tij.

DASHURIA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE
Është krijues dhe romantik. Është i sjellshem me partnerin e tij. Romantizmi është shumë e rëndësishme për të, është një kafshë me pasion dhe me dashuri të shpeshtë dhe të bukur. Adhuron të gjendet i adhuruar dhe shkëlqen më tepër me prezencën e partnerit. Është mbrojtës dhe mbështet partnerin e jit. Merr rreziqet e dashurisë përsipër dhe humbja nuk është një fjalë që e përdor shpesh dhe që nuk e kupton. Shumë herë provokon partnerin e tij duke e pyetur për dashurinë. Përgjigjet e mira gjithmonë e kënaqin. Duan që të jenë të varur pas tij. Në lidhje me të tjerët është i ngrohtë, i hapur, besnik dhe i veçantë. Nuk kanë karakter të mirë kritik dhe shumë herë zhgënjehen. Kanë vrull të madh seksi që nganjëherë nuk e kontrollojnë. Mund të kenë shumë lidhje për shijime seksuale. Luani duhet të kuptojë se është ndryshe të të pëlqejë seksi me dikë dhe ndryshe të jesh i lumtur me të. Martesa mund të dështojë nga dëshira e tepërt për emocione. Një lidhje me një luan rrallë të dalë e mërzitshme.

PËR JU QË DILNI ME LUANI
Për ju që dilni me luan duhet të dini se luanëve ju pëlqen ta ndjekin dhe duan gjithmonë të jenë të veçantë. Mund të jetë i ndjeshëm në reagimet e tij në stres. Mund të kenë një martesë të lumtur. Do që gjithmonë partneri i tij ta dojë. Gjithashtu mund ta kenë zili të tjerët. Pret dhe do dikë që të jetë besnik. Do që dashuria e tij të jetë e veçantë. Do që partneri i tij të jetë i varur nga ai.

PËR Ç’KA NEVOJË NJË LUAN
Ka nevojë dhe do mbi të gjitha ta vlerësojnë dhe ta adhurojnë. Vetëm nëse ka probleme psikologjike do të dojë që ta shërbejnë. Ju që doni të kaloni mirë me luanin duhet te kuptoni se duhet të jeni gjithmonë nga pas. Luani do të kërkojë një partner të arritur dhe të bukur.

FUNDI I NJË LIDHJEJE
Në rast se pasioni i luanit ftohet, partneri i tij e ka nevojë, por më shumë si shok sesa si të dashur. Ai mund të krijojë probleme dhe të arrijë në divorc. Kur luani do ti japë fund një lidhjeje do të vështirsohet ta thotë drejtëpërdrejtë se mori fund. Shumë luanë janë dakort me këtë problem dhe tërhiqen nga kontakti dhe mund të sillet keq me partnerin e tij. Në rast se partneri i tij nuk e kupton, ai mund të bëhet i ashpër psikologjikisht dhe të sillet me urrejtje ndaj tij. Partneri që është tradhëtar ndaj luanit ose që e lë në një lidhje serioze do ta plagosë shumë. Dhe do t’i duhet shumë kohë që ta kalojë këtë gjë dhe është i kujdesshëm për të provuar lidhje tjetër.

LUANI DHE DASHURIA E TIJ
Burri luan është i dashuri më i zjarrtë i rrethit të shenjave. Është egoist, vishet për tu dukur dhe e di që është i bukur. Me një magnetizëm të theksuar që është i gatshëm me mundësinë e parë të kapë viktimën e tij. Është zemërgjerë dhe adhuron argëtimin. Nuk do të mërziteni kurrë me të.Gruaja luan quhet si mbretëresha e rrethit të shenjave. Është egoiste dhe sa të gjejë bashkëshortin përkatës përqëndrohet tek ai dhe qetësohet. Kur ecën ka një ecje të paimagjinuar. I pëlqen t’i dhurojnë rroba dhe aroma të shtrenjta. Do të çuditeni se sa e ëmbël dhe e ngrohtë është.Për t’i fituar duhet të jeni të fort në dashuri dhe në portofol. Mos i lini pas dore, mos i kritikoni si të dashur sidomos në vende publike.

LUANI DHE SEKSI
Kur luani bën dashuri e quan si diçka të veçantë. Mund shpesh ta harrojnë partnerin e tyre. Mund të bëjnë parterin e tyre të ndihet i veçantë. Në rast se gabohen në seks luanët do të ndihen shumë të turpshëm dhe nuk do të kërkojë ndihmë që shpesh e ka nevojë. Partneri seksual duhet të jetë dhe shok. Luanët duan më shumë dashuri, seks dhe puthje nga bashkëshorti ose i dashuri. Për luanët dashuria është një dramatikë ideale.Luani është romantik dhe krenar. Është zemërgjerë me personat që do. Është i kujdesshëm, mbrojtës dhe mbështetës. Do të luftojë deri ne fund për dashurinë.

LIDHJET E LUANIT ME SHENJA TË TJERA
LUAN ME DASH
Lidhja në mes dashit dhe luanit është gjithmonë harmonike dhe shkojnë. Lehtë ndan dashuri, ëndrra dhe ide, por këto lidhje nuk janë dhe aq inkurajuese.

LUAN ME DEM
Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Sepse luani do të zotërojë në skenë dhe demi nuk ka nge të shikojë luanin që do të duket.

LUAN ME BINJAK
Lidhja mes tyre është harmonike dhe kjo ndodh sepse binjakët adhurojnë luanin që arrin të përmbajë vrullin e tij.Kjo në lidhje me zemrën e ngrohtë të luanit ndikon në ringjalljen e lidhje së tyre.

LUAN ME GAFORRE
Lidhja mes tyre është e mirë dhe harmonike sepse gaforrja ndihet i mahnitur nga luani.Kurse luani e gjen gaforren si besnik dhe të dhënë pas lidhjes.

LUAN ME LUAN
Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është e mirë dhe harmonike dhe mund të jetë shumë e vështirë kjo lidhje. Nuk durojnë dot forcën e njeri tjetrit dhe kështu që shpesh i kundërvihen njeri tjetrit.

LUAN ME VIRGJËRESHË
Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është e mirë dhe harmonike. Do të duhet mundim i madh nga të dy palët që të ketë rezultat kjo lidhje. Por mundimin më të madh duhet ta marrë virgjëresha, të ndërrojë taktikë dhe sjellje.

LUAN ME PESHORE
Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Sepse karakteri i ngrohtë i luanit tërheq vëmendjen e peshores dhe kështu që mund të qëndrojnë bashkë.

LUAN ME AKREP
Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është e mirë dhe harmonike. Kjo ndodh sepse ka fërkime mes tyre sepse kanë që të dy karaktere të fuqishme dhe është e vështirë të ketë shmangie të problemeve.

LUAN ME SHIGJETAR
Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Ndiejnë të njëjtën dashuri për njeri tjetrin dhe gjithashtu kanë respekt që të dy. Kështu që dy persona të tillë janë të njëjtë dhe që shkojnë me njeri tjetrin.

LUAN ME BRICJAPE
Lidhja e tyre mund të themi se nuk është e mirë, harmonike. Bricjapi rri I nguruar ndaj forcës së luanit dhe kështu që kjo lidhje është shumë e vështirë të qëndrojë.

LUAN ME UJOR
Lidhja e tyre mund të themi se është pak e mirë, harmonike. Mes këtyre personave mund të ketë bashkëpunim dhe një lidhje interesante.

LUAN ME PESHK
Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Janë persona të ndryshëm dhe i shohin gjërat në anë krejt të kundërt. Nuk e gjejnë në asnjë aspekt aq më tepër dhe në seks.

HOBET LUANIT
Interesohen për gjërat kryesore dhe hollësirat ia lenë bashkëpunëtorve te tij. Kohën e lirë e harxhon në argëtim. Shpërndan me rehati paratë e tij që të duket tek të tjerët. Dashuria më e madhe e tij në kohën e lirë është ndjekja e viktimës së dashurisë.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E LUANIT
Preferon aktivitetin nga moslëvizja. Do të jetë krijues me çdo lloj argëtimi. Preferon dhuratat e mbështjellura bukur, dhe gjithashtu te marrë kartolina ditëlindje. I pëlqen mëndafshi dhe e florinjta. I pëlqejnë shumë fëmijët, kafshët shtëpiake, ushqimet e çuditshme dhe sidomos gjërat e çmueshme. Urren shumë gënjeshtrat dhe nuk do që të tallen me të. Nuk do më asnjë lloj mënyre ta harrojnë. Gjithashtu nuk i pëlqen t’i thonë diçka që nuk e di. Nuk duron dhimbjen trupore dhe kufizimin.

DHJETËDITSHET E LUANIT
Lindje 23 – 31 Korrik
Uraniumi juaj personal është Dielli, udhëheqësi i ditës. Është ylli jetëdhënës dhe qendra e sistemit diellor. Përfaqëson krenari dhe ambicje. Dielli në këtë dhjetëditësh jep një ndërrim të dukshëm. Udhëheq egoizmin dhe ambicjet personale. Natyrë e sjellshme dhe emocionuese me aftësi udhëheqësi. Sjell fat të mirë.

Lindje 1 – 10 Gusht
Planeti personal Jupiteri, i njohur si zot i fatit. Ndikon në qëllime shpirtërore dhe sociale. Ndihmon anët e Marsit sepse zhvillon inteligjencën dhe shtyn personat të zhvillojnë dijet dhe të mirat shpirtërore. Karakter shumë i inatosur, dëshiron të vërtetën dhe i respektushëm me të tjerët. Tamam quhet se është zotërues I ligjeve të thëna dhe më me fat i të gjithë planeteve. Sjell fat në jetë dhe lumturi.

Lindje 11 – 22 Gusht
Planeti kryesor i juaji është Marsi, dyfish i fuqishëm.Sepse do gjithmonë të tregojë anën positive të karakterit të tij. Humbni lehtë durimin. Dhe nxeheni me ata që ju rrethojnë, sespe nuk kanë reagimin dhe mendjen tuaj të shpejtë. Ju dhuron një tru të fortë, dhe një karakter energjik dhe të pavarur. Keni mundësinë pa mundim të madh të bëni tuajën një masë të madhe dijesh. Mundoheni të flisni sa më pak dhe të mos thoni të njëjtat gjëra. Keni shumë ide të ndryshme dhe të veçanta, por që doni t’i kaloni nga të tretë. Në rast se do t’ju jepet mundësia që të keni një rol udhëheqës arrini rezultatet më të mira.

NE QOFT SE KENI LINDUR MË…
23 Korrik.
Karakter i fortë, por edhe i pamatur. Natyrë e pavarur me aftësi t’ja arrijë qëllimeve pa ndihmën e të huajve. Shmanguni vendimeve të nxituara në ndërmarrje ose në tema ekonomike. Ndihmë e madhe nga më të lartët tuaj.

24 Korrik.
Personalitet mahnitës dhe me ndjenja te këndshme. Adhurues i muzikës, artit dhe gjërave të bukura në jetë.Çmendeni kur ju marrin më të mirë, por duhet të ndesheni me realitetin e ashpër të jetës. Ndoshta mund të keni një karrierë profesionale ose artistike.

25 Korrik.
Natyrë besnike. Aftësi të shkëlqyera shprehje. I lindur udhëheqës dhe me aftësi të kontrolloni dhe të merrni respektin e shokëve dhe bashkëpunëtorëve. Kujdes me shokët që keni besim.

26 Korrik.
Karakter i drejtë me mendim të fuqishëm. Nganjëherë keni një karakter që vetmohet. Aftësi të jashtëzakonshme në kërkime të një grade shumë të lartë. Udhëtoni por mos e teproni. Tërhiqni jashtë zakonisht shumë seksin tjetër.
27 Korrik.
Imagjinatë të guximshme me nje mendje që vazhdimisht është në kërkimin e dijeve dhe emocioneve. Ju pret famë dhe pasuri nga profesioni i zjedhjes tuaj.

28 Korrik.
Personalitet mahnitës dhe me ndjenja të këndshme. Adhurues i muzikës, artit dhe gjërave të bukura në jetë.Çmendeni kur ju marrin më të mirë, por duhet te ndesheni me realitetin e ashpër të jetës. Ndoshta mund të keni një karrierë profesionale ose artistike.

29 Korrik.
Karakter i gatshëm, i lirë dhe mirëqenës. Aftësi të jashtëzakonshme shpirtërore dhe shume ide të padëgjuara. Keni shumë aftësi të keni një famë të madhe në degët e doktoratës dhe filozofisë.

30 Korrik.
Vetë oratori. Shumë herë jeni I pamatur dhe tallesh kur flet. Dashuri për bisedime të theksuara. Të mirat që keni që ju sjellin një bagazh të madh dijesh mund të zhvillojnë aftësitë tuaja. Megjithëse jeni të dashur dhe inatqar në familjen tuaj nuk llogarisni të tjerët. Nuk është e pamundur të tregoheni agresiv ndaj personave jashtë rrethit tuaj.

31 Korrik.
Keni shpirt të mirë edhe krijoni simpati të mëdha. Megjithëse besnik ndaj shokëve tuaj mund t’ju zhgënjejnë. Do të keni vështirësi në lidhjet me familjen tuaj për arsyen që doni të dukeni tek të tretët. Jeni njeri i sinqertë dhe i dhimbshëm.

1 Gusht.
Natyrë e turpshme, e ndjeshme dhe me sjellje të mirë. Dëshirë të madhe për të fituar para për veten tuaj dhe bashkëpunëtorve tuaj. Vuajtjet tuaja do të kenë një fund të mirë. Mund të keni një trashëgimi nga të afërt të pasur. Mundohuni të jeni me të matur.

2 Gusht.
Mendime filozofike. Karakter kokëfortë që duhet të matet pak. Do të keni zhgënjim nga persona që i kishit besim. Jeni person i shqetësueshëm dhe i lëvizshëm, por në përgjithësi me fat.

3 Gusht.
Karakter i shkathët dhe i guximshëm. Lidhje të forta me familjen. Ju pëlqen të rrezikoni për veten tuaj. E bëni më shumë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

4 Gusht.
Keni fitime të mëdha nga persona të mëdhenj në moshë dhe nga një trashëgimi. Më mirë tu shmangeni planeve të kota. Ndjenja e të lartit ndashta t’ju krijojë shumë armiq. T’i shmangeni lodhes shpirtërore dhe trupore.

5 Gusht.
Natyrë studiuese dhe artistike që dëshiron mësimin. Kujdes të madh kur udhëtoni me anije. Aftësitë që keni në temat shkencore ndoshta do t’ju dhurojnë sukses në degën e filozofisë. Jeni i lindur profesor. Shumë tërheqës ndaj seksit tjetër.

6 Gusht.
Person me shumë të mira. Në momente emocionesh bëhet i pasjellshëm dhe ofendues. Përmbahuni. Ndjenja e fuqishme e mendimit ndihmon të kaloni shumë pengesa në jetë. Keni aftësi të bëni shumë shokë lehtë sepse keni shumë vlera.

7 Gusht.
Natyrë studiuese që dëshiron mësimin. Mund të keni sukses në botën e letërsisë, artit ose muzikës. Karakteri dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit me më pak mundësi mund t’ju japë mundësi të reja në jetë.

8 Gusht.
Karakter i fuqishëm, i vendosur dhe simpatik. Përmbani nervat tuaja. Mendje e madhe kritikuese, por sistem nervor të ndjeshëm. Mirë do bëni t’i shmangeni lodhjes shpirtërore.
9 Gusht.
Karakter i sjellshëm, por i i fuqishëm dhe këmbëngulës me qëllime ekzakte ndihmon të përparoni në jetë. Fitime parash nga të afërt. Por edhe karrierë në botën e artit.Dashuri për lehtësi dhe rehati.

10 Gusht.
Karakter i guximshëm, i fort dhe i vendosur me ide interesante. Aftësi cuditëse në shkrim dhe fjalim. Dëshirë të madhe te tregoni mendimet tuaja tek shokët dhe bashkëpunëtorët.

11 Gusht.
Person i vendosur me vetëbesim të madh. Mundohuni t’i shmangeni ngarkesës së madhe në punë. Duket se pësimet bëhen mësime. Rrezik të humbisni shumë nga shokët dhe bashkëpunëtorët tuaj.

12 Gusht.
Person krenar. Mundohuni të zvilloni durim më të madh që t’i shmangeni përçarjeve. Kërkoni vende të ndriçuara mirë. Grindjet e tepërta ju prishin sistemin nervor.

13 Gusht.
Natyrë zemërgjerë dhe emocionues. Ju presin shumë provokime dhe trazira.Besim, durim dhe kurajo janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe ekonominë tuaj. Mbështetje në momente të vështira nga seksi tjetër. Do të keni fitim parash.

14 Gusht.
Shpirt punëtor dhe tregtar. Aftësi të mëdha zhvillimi, por rrezik nga vështirësi që ju sjellin bashkëpunëtorët. Duhet të kufizoni shpenzimet e tepërta.

15 Gusht.
Keni parandjenja të mëdha. Ide të veçanta dhe plane, mundësi lidhjeje romantike me interes të madh. Do të keni një jetë të kompletuar dhe të lumtur dhe me shumë pasion. Mirë do të bëni të keni kujdes në lëvizje dhe aksidente.

16 Gusht.
Ide të veçanta. Dëshirë për tu kundërshtuar të tjerëve. Aftësi artistike dhe talent muzikanti ju japin mundësinë të njihni sukses ne çdo mundim tuajin në botën e artit. Probleme me njerëz të afërt në çdo moment të jetës. Dëshira për të ndihmuar të tjerët mund t’ju sjellë zhgënjime të vazhdueshme.

17 Gusht.
Mendje e zgjuar kritike dhe me parandjenjë të madhe. Mendim të fuqishëm dhe karakter nevrik mund t’ju sjellë tronditje. Në rast se zhvillohet interesi juaj për letërsinë dhe artin ju jep një imazh interesant.

18 Gusht.
Shpirt largues dhe dëshirë për udhëtime dhe vende të huaja. Adhuroni shoqërinë. Dëshirë shumë të madhe të organizoni dhe të kontolloni të tjerët. Parashikohet ndihmë e madhe nga të afërt. Në një fazë të jetës do të zhvilloni një metodë praktike tërheqjes së suksesit.

19 Gusht.
Karakter argëtues. Parashikim suksesi në botën e tregëtisë. Disa vështirësi nga persona të afërt. Fitime ekonomike të paparashikuara. Shmanguni vendosjet e shpejta për martesë.

20 Gusht.
Ndjenje humori të mirë dhe mendje zbërthyese. Ju pëlqen të eksperimentoni idetë e reja. Luftoni sjelljen me urrejtje me njerëz të tjerë. Nuk është e pamundur të përfundoni të bëni një jetë të vetmuar.

21 Gusht.
Shpirt i jashtëzakonshëm, guximtar dhe shtëpiak. Mendim të fuqishëm dhe dëshirë të bëni gjithmonë tuajën duhet të matet. Ne rast se përdorni mendjen tuaj me mënyrë të zgjuar, parashikohet sukses në botën e tregëtisë. Bëjuni pak më të duruar. Rrezik të dilni i humbur në çështje ligjore.

22 Gusht.
Karakter i vrullshëm me ide të përparuara. Parandjenjë të madhe dhe parashikim suksesi. Luftoni vrullin dhe sjelljen jo të mirë sepse mund të ketë rezultate shkatërruese.