Connect with us

Ekonomi

“Në funksion të Ekonomisë Shqiptare”, Porti i Durrësit përpunon mallra me destinacion Afrikën

Published

on

Në Portin e Durrësit, me gjithë kushtet jo të favorshme të ditëve të fundit, vijon normalisht puna për përpunimin e mallrave. Në një postim të bërë sot në faqen zyrtare të Autoritetit Portual në Durrës, bëhet e ditur se  gjatë fundjavës janë përpunuar pajisje të veçanta të prodhuara në vendin ton, por me destinacion Afrikën.

Postimi i plotë:

Porti i Durrësit në funksion të ekonomisë shqiptare

Në Terminalin Perëndimor gjatë fundjavës janë përpunuar pajisje të veçanta të prodhuara në Elbasan dhe me destinacion Kamerunin(Afrikë). Pas ngarkimit në anijen tregtare “Rusllana”, 20 pajisjet turbinat, me peshë të përgjithshme 117 tonë, janë transportuar drejt destinacionit final.

Ndërsa sot në molet portuale janë në proces përpunimi 6 anije tregtare, 1 në Radën portuale dhe 2 në pritje. #maritimealbania