Connect with us

Itali

Festë në rrugë në kohë pandemie, Decaro: Të gjithë jemi fajtorë

Published

on

Shumë takime, shumë mbledhje, shumë festa në rrugë. Situata që në këtë periudhë historike “nuk gjejnë justifikim”. Sidomos në kushtet kur  infeksionet me koronavirus në qytet janë në rritje të vazhdueshme (505 njerëz janë në izolim sot). Kryetari i Bashkisë së Barit, në Itali, Antonio Decaro ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon e një martese të festuar në rrugë. Dhjetëra njerëz u grumbulluan, madje pa maskë. Kryetari i bashkisë është përpjekur kështu të kthehet në temë, me shpresën për të sensibilizuar atë pjesë të qytetarëve ende të shurdhër, e cila nuk është në dijeni të rrezikut të virusit.

 

“Ne duhet ta kuptojmë se po kalojmë përsëri një periudhë të vështirë – tha Decaro. Unë u them këtyre djemve që shihni në këtë video të xhiruar mbrëmë, të befasuar pa maskë nga Karabinierët,  ndërsa po festonin një martesë në rrugë. Unë u them këtë familjeve të atyre fëmijëve që morën pjesë në një festë ditëlindjeje duke sjellë infeksionin në shtëpi dhe në shkollë. Ne të gjithë do të jemi fajtorë nëse situata përkeqësohet ”.

 

“Ne kemi rifituar jetën tonë dhe jetën e aktiviteteve tona ekonomike – përfundoi Decaro -. Le të mos hedhim poshtë gjithçka, të realizuar me sakrifica. Duhet të kemi kujdes. Ne duhet të jemi përgjegjës. Të gjithë “, tha ai. //telebari//