Connect with us

Sociale

“Ndotja nga kanalet po na rrezikon shëndetin”: Banorët e ish Kënetës në protestë

Published

on

Banorë të zonës së ish Kënetës në Rajonin me numër 6 në qytetin e Durrësit, kanë protestuar sot, duke kërkuar investime në infrastrukturë. Të ndiher tërësisht të lënë pas dore, banorët e kësaj zone, kërkojnë zgjidhjen e problemit të ndotjes. Kanalet e ujrave të larta që derdhen në shumë lagje të kësaj zone, vijojnë që të jenë problematike si 25 vite më parë.  Banorët shprehen se askush nuk kujtohet për ta dhe zgjedhje nuk kanë gjetur as me peticione dhe ankesa dhe e vetmja zgjidhje u ka ngelur protesta.