Connect with us

HOROSKOPI

Sjelljet e patolerueshme në çift/ Keto jane 5 shenjat që partneri nuk ka respekt për ju

Published

on

Per nje marredhenie te shendetshme, respekti shpesh cilesohet si shtylla baze. Mund te çoje ne pakenaqesi qe veshtire se mund te ndreqen kur nje person ne nje marredhenie vazhdimisht ndjehet sikur ai ose ajo eshte i parespektuar. Per nje marredhenie te shendetshme qe zgjat respekti duhet te jete reciprok.

Secili partner duhet te ndihet sikur mendimet e tij / saj te degjohen dhe se jane te rendesishme.
Dijeni se nga ana e tij vleresimi per ju eshte shume i ulet dhe i mungon respekti nese vereni keto sjellje te partnerit.

1. Partneri ju tregon se çfare ‘nuk shkon’ me ju

Asnje nga ne nuk eshte perfekt. Secili ka shprehi dhe te meta qe per te tjeret mund te duken te bezdisshme. Mund te jete jashtezakonisht gerryese kur ke ne krahe dike qe vetem thekson “te metat” tuaja. Partneri nuk ju respekton me te vertete nese ai vazhdimisht po rendit zakonet dhe tiparet tuaja karakteristike qe e bezdisin ate dhe ai ose ajo ju thote se çfare duhet te beni per te rregulluar sjelljen tuaj.

2. Partneri juaj nuk ju degjon

Nje nga shenjat me themelore te respektit eshte te degjuarit. Ne nje lidhje nje person duhet te jete ne gjendje te ndaje mendimin e tij ndersa tjetri degjon. Nje shenje qe partneri juaj nuk ju respekton sa duhet eshte kur ai ju flet duke e shperfillur mendimin tuaj, kur ju paragjykon apo kur ju nderpret vazhdimisht. Per nje marredhenie te suksesshme, komunikimi eshte nje nga gjerat me thelbesore.

3. Ju gjithmone perfundoni duke i bere gjerat sipas menyres se partnerit tuaj

Eshte nje shenje qe partneri juaj nuk i respekton deshirat ose nevojat tuaja kur ju e gjeni gjeni veten vazhdimisht duke bere gjera sipas menyres apo tekave te partnerit tuaj sepse ai ose ajo thjesht insiston.

4. Flet negativisht per miqte dhe familjen tuaj

Mund te shkaktoje percarje mes ju te dyve nese partneri juaj e ul vazhdimisht familjen tuaj apo edhe miqte.

5. Partneri tregohet i padrejte

Shenja te mosrespektimit jane fjalet qe mbartin ngjyrim negative, nje gjuhe kercenuese apo zemerim. Shpesh fjalet bejne me shume deme sesa kuptojme. Nuk ju respekton nje njeri i cili eshte i gatshem t’ju lendoje pa pushim edhe pse me pas mund te kerkoje falje.