Connect with us

Aktualitet

Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 22°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.