Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi për datën 1 nëntor nga Russell Grant

Published

on

Dashi

Shtyni të gjitha çështjet e tjera mënjanë dhe përfundoni një grumbull të punëve që keni neglizhuar. Do të ishte mirë të ktheheni në krye të gjërave dhe të ndiheni se jeni përsëri në rrugën e duhur. Duhet të ecni përpara, mos kaloni shumë kohë me gjëra të parëndësishme që nuk ju japin asnjë kënaqësi.

Demi

Pas një mendimi të thellë dhe vlerësimit të kujdesshëm, një marrëdhënie ose angazhim do të marrë një kuptim të ri. Jeni duke u menduar seriozisht për një çështje, por kini kujdes që të mos jeni shumë kritik ndaj vetes. Mund të shihni disa aspekte të jetës tuaj ndryshe tani, por është e natyrshme që pikëpamja juaj të ndryshojë kur të shfaqen mundësi të reja.

Binjakët

Ju prisnit të ndjeheshit më aktiv dhe vigjilent. Do të zhgënjeheni pasi të zbuloni se nuk keni energji për të përfunduar një detyrë aq shpejt sa keni shpresuar. A nuk mendoni se është koha që të filloni të mendoni për t’u kujdesur më shumë për veten tuaj? Nëse keni pasur ndonjë zakon të keq hiqni dorë prej tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Gaforrja

Qëndrimi negativ i partnerit ose i një miku po ju shkakton shumë probleme. Jeni lodhur duke qenë në shoqërinë e tyre kur gjithçka që ata bëjnë është të ankohen dhe të kritikojnë. Shoqërimi me njerëz të gëzuar do t’ju ngrejë humorin. Ndryshimi i rutinës tuaj të përditshme do t’ju ndihmojë të jeni pozitivë.

Luani

Kjo nuk është koha më e mirë për të injoruar çështjet financiare. Nëse jeni në borxhe, formuloni një plan për shlyerjen e tij. Nëse jeni anëtarsuar në një klub i cili nuk ju intereson më me, anulojeni atë. Krijoni siguri dhe filloni të shikoni shpenzimet tuaja.

Virgjëresha

Jeni gati të largoheni nga përgjegjësia dhe të futeni në një kornizë më të qetë. Nëse dikush që njihni po punon me ju, pavarësisht nëse është shefi juaj, një shok apo një i afërm, ju nuk do të ndjeni asnjë faj nëse i njoftoni vonë për planet tuaja. Keni punuar shumë dhe meritoni një pushim.

Peshorja

Shumë nga miqtë tuaj po mblidhen së bashku në një ngjarje për të cilën normalisht do të ishit të gëzuar. Ju nuk doni që ta humbisni këtë festë, por duhet të jeni të kujdesshëm. Nëse ka siguri që të gjitha masat e sigurisë që janë vendosur do të ndiqen, ju mund të bindeni që të bashkoheni me ta.

Akrepi

Një sfidë që po merrni përsipër do të nxjerrë në pah më të mirën tuaj. Është një sfidë që do të duhet ta kaloni përpara se të shihen rezultatet. Këmbëngulni dhe do të jeni të kënaqur që e bëtë këtë gjë, sepse edhe pasi keni dyshuar për këtë, gjërat do të dalin për më mirë.

Shigjetari

Tegoni cilësitë tuaja drejtuese për të ndihmuar në organizimin e punës së një ekipi. Edhe nëse je një anëtar i ri, njerëzit do të jenë të kënaqur me ndihmën tuaj. Ndryshimet që ndodhin në familje do të duhet të zgjidhen në mendjen tuaj fillimisht.

Bricjapi

Angazhimet e reja në grup dhe shoqëri kanë filluar të marrin shumë nga koha juaj. Fryma juaj pozitive dhe bashkëpunuese do të frymëzojë të tjerët të përfshihen në punën e komunitetit. Ju do të ndani entuziazmin tuaj me të tjerët për një projekt që tërheq shumë vëmendje dhe jeni të vendosur ta bëni një sukses këtë sipërmarrje.

Ujori

Ndryshimet që ndodhin në karrierën tuaj do të ndikojnë në jetën familjare dhe marrëdhëniet e ngushta. Ju nuk e kishit kuptuar se si vendimet e marra kohët e fundit do të ndikonin tek njerëzit e tjerë. Para se të shkoni më tej duhet të mendoni qetë. Dëshironi të ndiheni të sigurt për atë që po ndodh në këtë fazë të re të jetës tuaj.

Peshqit

Mund të ketë nevojë për të riorganizuar logjikën e një projekti ose ngjarjeje të komunitetit. Një shtyrje e afateve është duke shkaktuar përçarje të madhe për disa plane të bëra me kujdes. Mund të duhet që të prisni disa kohë para se të shihni idetë që kthehen në realitet.