Connect with us

Sociale

“Shuk.AL”, Shërbimi më i ri për konsumatorët

Published

on

Dëshironi që të keni informacion për pagesën e faturës të ujit të pijshëm. Keni ndonjë kërkesë që doni tja drejtoni Ujësjellës Kanalizimeve. Doni të dini më shumë për cilësinë e ujit në zonën tuaj. Për të gjitha këto dhe pyetje të tjera, tashmë do të keni përgjigje nëpërmjet Portalit Kombëtar të Konsumatorëve, i cili vjen nëpërmjet Ujësjellës Kanalizimeve.  Për këtë është zhvilluar sot në Durrës, fushata sensibilizuese, ku në qendër të qytetit qytetarët janë informauar nëpërmjet stendës të vendosur përpara bashkisë së qytetit.

Fshata e zbatuar nga DARC, zhvillohet ne kuader te programit: ‘’Orientimi i Sherbimeve te Furnizimit me uje dhe kanalizime drejt performances dhe konsumatorit’’ si dhe projektit: ‘’Mbeshtetja e BE-se per sherbimet e menaxhimit dhe trajtimit te Ujerave te ndotura’’ bashkefinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

Jonita Kabashi, koordinatore, u shpreh rreth kësaj nisme.

Sipas saj fushata në Durrës ka ecur mjaft mirë dhe qytetarët kanë shprehur mjaft interes.

Fletë palosje me informacionet e nevojshme dhe shpjegimi i dhënë tërhoqën vëmendjen e qytetarëve në këtë fushatë.