Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e enjte, 12 nëntor 2020

Published

on

Dashi

Jeni aq shumë të impenjuar saqë ju duket se edhe për gjërat më të vogla të gjithë t’ju drejtohen juve. Duhet të dini të ruani qetësinë dhe të veproni pa u nervozuar. Zhvillime të reja në fushën sentimentale.

Demi

Yjet ju premtojnë ndryshime, ndërsa rrethanat do të jenë të tilla që mund t’ju krijohet mundësia për të ndërmarrë veprime që do të shënojnë një kthesë rrënjësore në jetën tuaj.

Binjakët

Sa më shumë të ruani qetësinë, aq më shumë shanse do të keni për të dalë nga një situatë e vështirë pa shumë “humbje”.

Gaforrja

Nesër duket se i merrni gjërat me filozofi dhe jeni të prirur të pëlqeni çka është e
thjeshtë e lehtë për të arritur, pa e vrarë shumë mendjen. Por nuk duhet të shpenzoni as shumë para.

Luani

Vitaliteti juaj duket se ka pësuar një rënie të lehtë dhe kjo për shkak të Merkurit dhe Marsit që janë në një orbitë jo shumë të favorshme. Megjithatë, nuk përjashtohen momente magjike në planin sentimental.

Virgjëresha

Me Uranin agresiv në shenjë nesër do t’ju duhet të shpalosni gjithë forcën tuaj të
vullnetit, për t’i bërë ballë një dite shumë të lodhshme e stresuese. Mundohuni të krijoni situata qetësie për veten.

Peshorja

Nuk do ta keni aspak të lehtë të arrini objektivat tuaja, por mos harroni se zgjedhjet
janë personale dhe pikërisht këtu duhet të tregoheni shumë të matur. Mundohuni të jeni më tolerantë.

Akrepi

Qielli në përgjithësi duket i “qetë” dhe dita pritet të jetë shumë e mirë. “Era” e
favorshme e Uranit bën që ta keni shumë më të lehtë të ecni në drejtimin që doni.

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes, sepse nesër janë një sërë yjesh që e komplikojnë ecurinë e
aktivitetit tuaj, ndërkohë që në planin sentimental nesër do të jeni vërtet brilantë.

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e paqartë, sepse Dielli dhe Merkuri janë në një pozicion aspak të favorshëm. Ju duhet shumë ndihma e një njeriu me peshë.

Ujori

Jeni disi në ankth dhe kjo mund të kompromentojë në një farë mënyre punën tuaj, por mos u shqetësoni se ”lajmet e mira” janë pas dere.

Peshqit

Me hyrjen në shenjë të Uranit të favorshëm duhet të bëni përpjekjet maksimale për të dalë nga një rreth vicioz që ju lidh me të kaluarën e afërt. Nga ana tjetër, Marsi ju ofron energji të reja për të përballuar ngarkesat emocionale.