Connect with us

HOROSKOPI

E diela do te vij me 1 lajm qe do ju trondise themelet/ Ky eshte horoskopi i dates 15 Nentor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Asgjë nuk do shkojë sot ashtu si e keni menduar dhe gjendja në të cilën do jeni do ju trishtojë pamasë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë goxha e vështirë. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe secili do kërkojë t’i dalë e tija. Ky do jetë gabim, por do e kuptoni më vonë. Ju beqarët do filloni një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë me dikë që më parë e keni neglizhuar. Në punë do fillojnë të duken rezultatet e para të përpjekjeve që keni bërë kohët e fundit. Do kënaqeni nga kjo, por nuk duhet të fluturoni dhe të lini gjithçka pas dore. Në planin financiar do keni fat dhe çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Do ndiheni më të qetë se kurrë më parë.

Demi

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Venusi do ju bëjë të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra të gabuara herë pas here. Asgjë e mirë nuk do ndodhë në jetën tuaj. Ju të dashuruarit do kaloni momente të vështira e të sikletshme. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe as që do hapni rrugë për asnjë arsye. Ju beqarët do keni kërkesa pa fund, por nuk do ju pëlqejnë plotësisht personat që do takoni. Sipas Dritare.net, në punë nuk është momenti i duhur për të bërë ndryshime radikale. Merrini gjërat sa më shtruar në mënyrë që as të mos gaboni. Në planin financiar do keni disa luhatje të vogla të cilat mund t’iu bëjnë të ndiheni keq. Mundohuni të shmangni investimet e mëdha.

Binjakët

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Në shumë momente do ju duket sikur askush nuk do ju kuptojë sot dhe mbylleni në vetvete. Nuk do e keni aspak të lehtë t’i shprehni ato që do përjetoni. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të vështira. Do ndiheni keq në krahët e partnerit dhe do vuani tej mase. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për të qenë në krahët e atij që doni. Asgjë nuk do iu trembë. Në punë do jeni të vetëdijshëm për ato që duhet të bëni, por kritikat e vazhdueshme të kolegëve do iu ngrenë pikëpyetje. Mundohuni t’i mbani informacionet ëpr fete dhe të mos flisni hapur për to. Sipas Dritare.net, gjendja e të ardhurave do jetë disi më e qëndrueshme se zakonisht dhe do mund të kryeni ndonjë shpenzimi që keni dashur.

Gaforrja

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë së pari të kuptoni atë që doni të bëni dhe do hidhni hapa shumë të gabuara. Kokëfortësia do jetë gjithashtu e dëmshme. Ju të dashuruarit ka rrezik të bëni çmenduri në jetën tuaj dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë personit që keni në krah. Kujdes sepse gjërat mund t’iu dalin ters. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë që në mëngjes. Në punë do ndiheni nervozë dhe nuk do arrini dot t’i përmbyllni detyrat që iu janë dhënë. Dëgjojini kolegët dhe reflektoni pak më gjatë për të kuptuar gabimet dhe situatën ku ndodheni. Financat nuk do jenë të këqija. Gjithsesi mirë do jetë të bëni një riorganizim të tyre dhe t’i menaxhoni me maturi.

Luani

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Hëna dhe Dielli ka rrezik të sjellin disa probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here mund ta ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Po nuk ruajtët qetësinë nuk do fitoni asgjë. Ju të dashuruarit duhet me patjetër të ndryshoni sjelljen tuaj nëse doni që gjërat t’iu ecin ashtu si keni ëndërruar. Problemet nuk zgjidhen as me inat e as me kokëfortësi. Nëse jeni beqarë ka rrezik të mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni asnjë lloj ftese që do ju bëhet. Në punë do e keni të vështirë të pranoni ato që do ju thonë shefat dhe nuk do e duroni dot autoritetin. Mos bëni sipas mendjes tuaj sepse gjërat do ju marrin tatëpjetën. Në planin financiar do dini çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Ka shumë mundësi që paqëndrueshmëria e të ardhurave të sjellë probleme edhe në fushat e tjera. Herë pas here do jeni me nerva dhe nuk do reflektoni para se të veproni. Nëse jeni në një lidhje, mos lejoni që ndjenjat që keni për partnerin t’iu verbojnë dhe të mos shihni gjërat që do iu ndodhin. Ai ka rrezik të shohë dikë tjetër. Ju beqarët më mirë të qëndroni edhe sot vetëm sepse mundësitë më të mira pritet të vijnë pas pak ditësh. Në punë duhet t’i luani mirë letrat sepse mundësitë nuk do jenë gjithmonë të mira. Projektet që keni nisur mos i braktisni për asnjë lloj arsyeje. Në planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave të miqve sa pa qenë vonë.

Peshorja

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Marsi dhe Dielli do iu japin më shumë energji dhe vullnet gjatë kësaj dite. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë për të bërë atë që dëshironi. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta në vijimësi. Do zbuloni disa tipare të reja të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrini ta gjeni princin tuaj të kaltër. Sipas Dritare.net, në punë duhet të veproni sa më shpejt që të mundeni në mënyrë që të arrini majat. Sot të gjitha rrethanat do i keni në favorin tuaj kështu që mos u mërzitni. Financat do varen nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa të pamenduara do keni vështirësi më vonë.

Akrepi

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Dielli do bëhet bashkë me Marsin gjatë kësaj dite dhe do shtojë gjallërinë në jetën tuaj. Do keni edhe më shumë vullnet për t’i bërë gjërat si duhet dhe për të arritur objektivat. Për ju që jeni në një lidhje orët e para do jenë të mira, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë. Mos ju besoni atyre më tepër sesa atij që keni në krah. Ju beqarët bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë asgjë nuk do ju ndalojë dot të bëni atë që dëshironi dhe në mënyrën më korrekte. Do jeni edhe më energjikë dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji. Gjendja e parave do jetë goxha e mirë, çka do iu japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Shigjetari

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here mund të gjendeni edhe në situata delikate. Tregohuni të ndërgjegjshëm dhe mos u nxitoni për të hedhur hapa. Për ju të dashuruarit dita e sotme do fillojë mirë. Gjithçka do të ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozinë dhe i përkushtoheni më tepër partnerit. Ju beqarët do jeni joshës dhe do e bëni për vete dikë që pëlqeni. Në punë ambienti mund të jetë paksa i trazuar dhe vazhdimësia do varet nga sjellja juaj. Nëse inatoseni dhe braktisni çdo gjë keni për të dalë të humbur. Financat do jenë më katastrofike se kurrë më parë. Nuk do mundni dot as të kryeni shpenzimet më të nevojshme dhe do vuani tej mase.

Bricjapi

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni nostalgjikë për të shkuarën dhe do kërkoni të qëndroni në qetësi e të kujtoni çfarë keni kaluar. Perspektivat për ju të dashuruarit do jenë shumë të mira. Do i shprehni ndjenjat pa dorashka dhe do dashuroheni si dy adoleshentë. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat shtruar. Pranoni njëherë ftesat për takime, dilni disa herë e më pas vendosni çfarë do bëni më tej. Në punë do keni një vizion shumë më të qartë për hapat që duhet të hidhni dhe do dini si të veproni. Pas shumë përpjekjesh më në fund do merrni atë që dëshironit. Në planin financiar nuk do keni shumë vështirësi, por as nuk do mund të pasuroheni si e keni ëndërruar.

Ujori

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Herë pas here do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe mund të vuani pak. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni kohën kur të jeni pranë partnerit. Flisni me të për çdo gjë që ju shqetëson, por edhe për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Ju beqarët nuk do keni aspak fat dhe do mbeteni përsëri vetëm. Në punë nuk do keni asnjë rezultat nëse nuk tregoheni të duruar dhe nuk përqendroheni sa duhet. Kreativiteti nuk do ju mungojë, por duhet të dini si ta shfrytëzoni sa duhet. Në planin financiar nuk duhet të bëni çmenduri sepse po filluan problemet, vështirë se mund të mbarojnë kollaj.

Peshqit

Horoskopi i datës 15 nëntor 2020

Ka shumë mundësi të ndiheni gjithë kohës në ankth gjatë kësaj dite dhe aspak të qetë. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni të vetmuar. Partneri nuk do ju kushtojë vëmendjen që ju keni pritur deri më sot. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do realizoni takime fantastike të cilat do iu çojnë drejt lidhjeve serioze. Në punë kreativiteti do jetë i jashtëzakonshëm, por kolegët nuk do ju lënë ta keni rrugën shumë të lehtë. Tregohuni të kujdesshëm dhe shmangini ata që shihni se ju duan të keqen. Në planin financiar duhet të bëni të pamundurën që t’i mbani të ardhurat sa më të mira. Do lodheni pak, por do ja dilni mbanë.