Connect with us

HOROSKOPI

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet, publikohet horoskopi javor

Published

on

Dashi: Gjatë javës në vazhdim ju presin disa vështirësi. Marsi do të ndikojë negativisht në aspektin profesional. Ju takon ju që të tregoheni të vendosur dhe t’i vini vetes objektiva të reja. Në fundjavë mundohuni që të mos e ngarkoni mendjen me çështjet e punës, por të rrini në shoqërinë e njerëzve të dashur për ju. Do t’ju ofrohen mundësi të shumta, të cilat duhet t’i vlerësoni me seriozitet. Dhe mos harroni, buzëqeshni më shumë!

Demi: Jeni gati që ta filloni javën në mënyrën më të mirë të mundshme? Do të ndiheni energjikë dhe kjo do t’ju ndihmojë të përballoni dhe vështirësitë më të mëdha. Këtë fundjavë do t’ju jepet mundësia që të rivlerësoni pozicionin tuaj në punë. Qëndroni më shumë në shoqërinë e të afërmve. Nëse keni fëmijë, do të merrni lajme të mira prej tyre. Nëse jeni beqarë, do të vendosni t’i shprehni ndjenjat personit që dashuroni.

Binjakët: Dalëngadalë po i përfundoni projektet tuaja, por mungon ende diçka, që e keni lënë pas dore në këtë rrugëtim tuajin. Është e rëndësishme që të përqendroheni në objektivat tuaja, por mos harroni edhe ato gjëra që tani duken si të parëndësishme, por që mund të rezultojnë të dobishme më vonë. Në fundjavë do të keni rastin që të qani hallet me një person të afërt. Yjet ju këshillojnë që të jeni të vendosur.

Gaforrja: Lajme të mira për të lindurit e kësaj shenje në sferën sentimentale. Do të keni mbështetjen e Venusit dhe do të jeni në harmoni me partnerin. Bëni kujdes megjithatë të mos lini pas dore anën pasionale, pasi ajo do ta bëjë dhe më pikante lidhjen tuaj. Një miku juaj do të ketë nevojë për ju. Tregohuni të gatshëm për ta ndihmuar dhe dëgjojeni me durim. Matini mirë fjalët, pasi diçka që do të thoni mund ta lëndojë.

Luani: Pas ngjitjes, fillon zbritja. Pothuajse keni arritur në majë, por vija e finishit është ende larg. Vazhdoni përpara me ngulm dhe jini ambiciozë. Vazhdoni në rrugën tuaj pa u shpërqendruar, sepse shumë shpejt do të arrini rezultate të kënaqshme. Në marrëdhënie me partnerin gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë. Ndjeni që nuk e keni mbështetjen e tij. Mbase do të ishte më mirë që secili të vazhdonte në rrugën e vet.

Virgjëresha: Keni qartësuar më në fund disa pakënaqësi brenda rrethit tuaj miqësor. Tashmë jeni qetësuar dhe ju duket edhe sikur keni hequr një barrë nga shpirti. Por megjithatë, nuk keni mbaruar ende punë dhe keni ende disa gjëra për të zgjidhur. Në çdo rast, një qëndrim pozitiv do t’ju ndihmonte shumë, si në aspektin profesional edhe në atë personal. Një këshillë e mirë për ju do të ishte që të silleshit me takt me këdo.

Peshorja: Jo gjithmonë e përkrahni ndryshimin, sidomos nëse bëhet fjalë për një person që e keni për zemër. Mos harroni se që të gjithë duhet të ndjekin rrugën e tyre. Edhe nëse ajo është ndryshe nga juaja, nuk do të thotë se bëhet fjalë për ndarje përfundimtare. Veçanërisht tani e keni të nevojshme të kaloni kohë në shoqërinë e miqve. Ata me siguri do të gjejnë fjalët e duhura që t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Akrepi: Po kaloni një periudhë të vështirë. Ndiheni melankolikë për shkak të disa ngjarjeve të kohëve të fundit. Gjithsesi nuk duhet t’i humbisni shpresat për të ardhmen. Lajmet e mira mund të vijnë nga momenti në moment. Bindjet tuaja do t’ju ndihmojnë për të kënaqur ambiciet profesionale. Në aspektin personal do të ndieni dëshirën që të lidhni miqësi të tjera dhe të frekuentoni ambiente të reja.

Shigjetari: Shpeshherë u kushtoni kohë njerëzve që i keni për zemër. Jeni të gatshëm ndaj të tjerëve, por vetëm me ata që e meritojnë vëmendjen tuaj. Ia dilni mbanë që të tregoheni të duruar, por ama nuk e ndihmoni aq lehtë dikë që nuk e meriton. Yjet ju këshillojnë që t’i peshoni mirë gjërat përpara se të merrni një vendim. Vëruni veshin gjithashtu atyre që kanë më shumë përvojë se ju. Këtë fundjavë do ta kaloni në harmoni në shoqërinë e të afërmve tuaj.

Bricjapi: Nuk ju pëlqejnë fjalët e kota dhe parapëlqeni të dilni drejt e në temë. Ata që përpiqen t’ju ndryshojnë mendim, i shmangni qoftë dhe me një justifikim banal. Gjatë javës në vijim pritet që situata të ndërlikohet dhe mund të debatoni ashpër me dikë. Yjet ju sugjerojnë që në fundjavë t’i kushtoni më shumë kohë vetes dhe të reflektoni për jetën tuaj. Për sa i përket aspektit sentimental, do të ishte me vend që të bënit shëtitje të gjata me partnerin dhe të flisni hapur me të për dëshirat tuaja.

Ujori: Do të hapen përpara jush perspektiva të reja. Më në fund fati është në anën tuaj dhe do t’ju ofrohen mundësi të mëdha profesionale. Jeni duke punuar fort dhe mezi prisni të vilni frytet e punës suaj. Tregohuni gjithmonë të sinqertë dhe mos u hiqni ndryshe nga ç’jeni në të vërtetë, sepse kështu do të humbitnit oferta me leverdi për ju. Për sa i përket aspektit sentimental, mund të themi se i shikoni gjërat ndryshe nga partneri.

Peshqit: Përpiquni ta shfrytëzoni më mirë kohën e lirë. Shpeshherë nuk arrini t’i përfundoni punët tuaja dhe përfundoni me një listë të gjatë të gjërave që duhen bërë. Do të ishte me vend që të organizoheshit më mirë, ndoshta duke u marrë fillimisht me gjërat e rëndësishme dhe duke i shtyrë për më vonë ato që presin. Në aspektin profesional do të përfundojë një cikël dhe do të nisë një i ri. Në aspektin personal yjet ju këshillojnë që t’i ofroni mbështetje partnerit. Mbase mund të organizoni një udhëtim të këndshëm.