Connect with us

HOROSKOPI

Adhuroj Edi Ramën’/ Aktorja e Portokallisë emërohet Drejtoreshë Kulture

Published

on

Pasi shfaqi adhurimin për Edi Ramën dhe pretendon të kandidojë për deputete në Tropojë, aktorja e Portokallisë Ariola Demiri është emëruar Pallatit të Kultures dhe Muzeut në Bajram Curri.

Demiri edhe pse nuk shkon asnjë ditë në vendin e saj të punës në Bashkinë e Bajram Currit, rrogën e merr pa ndërprerje.
Të nderuar bashkëqytetar të Tropojës, ju ftoj të gjithëve të hetoni dhe kërkoni informacion në bashkinë Tropojë çdo minutë, orë dhe ditë për të vërtetuar faktin nëse paraqiten në punë ‘Juristi i adoptuar’ nga Malsia e Madhe Lorent Vukçaj, si dhe drejtoresha e Pallatit të Kultures dhe Muzeut Arjola Demiri, tashmë e ‘rekrutuar’ nga Edi Rama.

Ju ftojmë që këtë vëzhgim dhe kërkesë informacioni ta bëni jo vetëm një ditë,por edhe për jave dhe muaj me rradhë.

Të nderuar qytetarë, pseudo-juristi dhe drejtoresha, dhe shumë e shumë të tjerë, janë të përkëdhelurit e rilindasit të emëruar me makbethët e tij dhe paguhen me taksat tona pa u paraqitur asnjë ditë në punë.

Në fakt tashmë dihet botërisht se rilindasi i emëruar ka vetëm një praktikë pune: TË VEPROJË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN. Arsyet e këtyre veprimeve janë, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës. Koha e tij ka mbaruar, po jep prova çdo ditë se kush është në të vërtetë. Rilindasi i emëruar hamendëson se gënjeshtrat e tij do të funksionojnë akoma dhe se qytetarët e Tropojës i besojnë!!! Në fakt, se sa i besojnë Tropojanët, kuptohet qartë pjesmarrja 15% në pseudovotimet rilindase.

Dega e Partisë Demokratike Tropojë i bën thirrje qytetarëve të rrethit Tropojë, mediave audiovizive, organeve ligjë-zbatuese të hetojnë dhe të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për ndëshkimin e veprimeve të paligjshme dhe korruptive në kundërshtim me procedurat ligjore të rilindasit të emëruar.

25 Prilli po afron dhe do marrin dënimin e merituar.