HOROSKOPI
Horoskopi për muajin dhjetor 2020
Published
4 years agoon
By
adminEdhe pse ky është muaji i fundit i vitit, nuk do të thotë që në javët e ardhshme nuk do të ketë kthesa në jetën e të gjitha shenjave të Zodiakut
Mësoni çfarë sjell dhjetori në fushën e dashurisë, mësoni çfarë ju pret në planin afarist dhe zbuloni çfarë është ajo që nuk duhet t’i kushtoni posaçërisht vëmendje, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Sa u përket punëve, këtë muaj mund të presin bashkëpunim me partnerë të rinj. Do të hapet edhe shansi për të shkuar jashtë shtetit. Kjo mund të jetë pjesë e planit afarist, por mund të jetë edhe pushim. Çdo gjë që është e lidhur me shtetet e jashtme, këtë muaj duhet ta pranoni, sepse do të keni sukses në atë rrugë. Gjithashtu, të gjithë ata Desh të cilët planifikojnë të përfundojnë apo të fillojnë shkollimin e ri, dhjetori është koha e duhur.
Në pjesën e dytë të dhjetorit prisni ftesa të rëndësishme afariste, por janë të mundshme edhe vështirësi financiare. Do të keni vështirësi të papritura, mirëpo do të arrini deri në vitin e ri t’i rregulloni të gjitha obligimet. Atmosfera në punë ju krijon presion, sepse nga ju presin shumë më tepër se deri tani. Fokusohuni që vitin ta përfundoni me bashkëpunime pozitive afariste.
Shëndeti: Kujdesuni për ushqimin dhe përpiquni që të ushqeheni shëndetshëm. Është e mundshme që kilogramët të grumbullohen për shkak të ushqimit të pashëndetshëm dhe të shpejtë.
Dashuria: Për Deshtë, ky do të jetë një muaj dinamik plot ngjarje. Deshtë e zënë do të kenë problem t’ia sqarojnë partnerit përse ndonjëherë kënaqen në vetmi dhe përse u është me rëndësi që disa vendime t’i marrin vetë. Do të hasni në mirëkuptim, andaj më së miri është të bisedoni sinqerisht për çdo gjë që ju mundon. Jini të gatshëm dhe mos hyni thellë në debate me partnerin, sepse debatet do t’ju sjellin emocione negative. Deri në fund të muajit, situata do të stabilizohet dhe do të mund të krijoni komunikim më të lirë dhe më të relaksuar.
Deshtë e lirë janë të gatshëm të fillojnë një romancë të re. Do të kenë shumë oferta romance dhe u takon atyre ta zgjedhin më të mirën.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Muaji dhjetor është i mirë edhe për ndërmarrje financiare. Vazhdoni me të njëjtin ritëm si edhe deri tani, sepse do të arrini të përfundoni çdo gjë që pritet nga ju. Mos pranoni më shumë punë seç mund t’i përfundoni, sepse një pranim i tillë do të jetë hap i papërgjegjshëm juaji.
Financat po përmirësohen, andaj shfrytëzoni këtë periudhë që të kurseni para dhe në vitin e ri të hyni me llogari të pastra. Kushtoni kujdes korrespondencave, është e mundshme të ndodhin gabime. Atmosfera në punë është shumë pozitive, gëzohuni që përfundimisht mund të keni mbështetje te kolegët tuaj. Prisni ndihmë nga ata, mu në momentet kur ju është më e nevojshme.
Shëndeti: Kushtoni kujdes organeve riprodhuese. Janë të mundshme infeksionet.
Dashuria: Demat e zënë i pret periudhë e bukur në marrëdhëniet dashurore. Keni synuar drejt stabilizimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe përfundimisht ka ardhur ajo periudhë. Tani është koha që të relaksoheni dhe të kënaqeni në momentet e bukura me partnerin. Planifikoni një udhëtim të shkurtër apo vikend romantik, me siguri do t’ju kënaqë. Nga fundi i dhjetorit janë të mundshme grindje me partnerin rreth financave, mirëpo të gjitha këto grindje janë kalimtare.
Demat e lirë gjithashtu mund të fillojnë lidhje të qëndrueshme dhe të mirë në dhjetor. Do të takojnë personin i cili do t’i joshë dhe për të cilin konsiderojnë që është i fatit. Yjet në dashuri ju përkrahin dhe kjo periudhë do të ndikojë dukshëm në vendimet e ardhshme.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Nuk keni shumë elan të punoni, andaj është mirë të ndani disa ditë dhe të mblidhni forcë, në mënyrë që të arrini t’i përfundoni çdo gjë që nga ju pritet. Prisni që në dhjetor rastin për njohje të reja, por edhe për bashkëpunime të reja afariste. Shfrytëzoni këtë energji që të krijoni kontakte të reja dhe të këmbeni idetë.
Nga fundi i muajit do të keni sukses financiar apo rritje page. Kjo është mënyra e shkëlqyeshme që ta filloni vitin e ri dhe të jeni të motivuar në planin afarist. Është koha të ktheni elanin dhe sërish të jeni aktiv në fushën afariste.
Shëndeti: Kujdes nga lëndimet. Pakujdesia mund t’ju shkaktojë lëndime të rastësishme.
Dashuria: Binjakët në fillim të muajit do të kenë nevojë të qëndrojnë në vetmi dhe të jenë të lirë. Kjo mund t’i çojë në grindje të ashpra dhe deri në situata të papëlqyeshme me partnerin i cili dyshon në besnikërinë e tuaj. Gjakrat do të ftohen deri në gjysmën e dhjetorit dhe pastaj sërish do të mund ta përmirësoni komunikimin. Shumica e Binjakëve në këtë periudhë do të vendosin të përfundojnë martesën apo lidhjen, sepse nuk ndihen mirë në atë marrëdhënie. Reagimet mund të jenë të shpejtuara, andaj është mirë që, para së gjithash, të mendoni mirë dhe të mos nguteni me vendime.
Binjakët e lirë kanë rastin të njohin persona interesantë, si në punë ashtu edhe në argëtimet e natës. Është e mundshme që t’ju pëlqejë një person nga shtetet e jashtme, i cili jeton larg nga ju. Mendoni a jeni në përgjithësi të gatshëm për lidhje në largësi. Jeni të fokusuar që t’i përfundoni të gjitha që i keni planifikuar dhe do të jeni nën stres për këtë shkak. Nuk jeni mjaft të motivuar dhe mezi i prisni ditët e pushimit. Mbahuni edhe pak, sepse së shpejti ju presin ditë të mira në të cilat nuk do të ketë edhe aq shumë brenga.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Gaforret mund të presin ndryshime dhe risi në punë. Janë të mundshme ndërrimi i punës apo ndërrimi i pozitave në punën aktuale. Do të ketë shumë ngjarje, ndërkaq ju thjesht nuk do të jeni të gatshëm për to. Ju duket sikur çdo gjë po ecën shumë shpejt dhe sikur jeni nën stres të madh. Nuk do të mundeni të lini punën dhe të pushoni, por për pushim do të jeni të detyruar të prisni të kalojë muaji dhjetor. Do të jetë mirë që së paku ditët e pushimit t’i kaloni në shtëpi dhe sa më shumë të flini gjumë, në mënyrë që të mblidhni sa më shumë forcë për t’i përfunduar të gjitha obligimet.
Edhe pse disa gjëra ju duken shumë të rënda, deri në fund të muajit do të arrini t’i përfundoni të gjitha obligimet, t’i shlyeni borxhet e mbetura dhe të hyni në vitin e ri të qetë dhe të ndiheni të relaksuar, gjë që do t’ju sjellin një dozë vetëbesimi dhe mundësi që të avanconi tutje.
Shëndeti: Stresi është i theksuar. Përpiquni që sa më shumë të pushoni dhe të ushqeheni sa më shëndetshëm.
Dashuria: Ky është muaji i rëndësishëm për ngjarje dashurore. Gaforret e zëna mund të presin përmirësim të marrëdhënieve me partnerin. Kjo është periudhë e mirë për fejesa, martesa, konfirmim zyrtar të dashurisë. Nga gjysma e muajit do të ketë emocione të theksuara dhe do ta keni të qartë se çfarë duhet të ndryshoni, çfarë ju duhet për të pasur marrëdhënie të qëndrueshme dashurie. Do të keni marrëdhënie më të qëndrueshme dhe lidhje më të fortë me të cilat do të kënaqeni. Në dhjetor mund të prisni dhurata, kënaqësi, udhëtime. Do të ketë emocione të mëdha, por edhe ndryshime humori nga ana juaj. Nga fundi i muajit do të keni grindje të vogla me partnerin. Dëgjoni emocionet e brendshme dhe kujdes se çfarë fjalësh thoni.
Gaforret e lira do të ballafaqohen me dëshirat e tyre, por edhe me frikën e tyre. Derisa të mendoni për kohët e kaluara, nuk do të jeni të gatshëm të filloni lidhje të re. Ende nuk jeni krejtësisht të gatshëm të vazhdoni tutje.