Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi për datën 8 dhjetor nga Russell Grant

Published

on

Dashi

Keni disa ide se si t`i festoni festat e fundvitit, por të tjerët mund të mos jenë shumë mbështetës. Ju mund të habiteni nga kundërshtimet e disa njerëzve dhe në vend që të dekurajoheni nga mungesa e interesit për plane të reja, pranojeni atë si një sfidë dhe jini të përgatitur për të shitur idetë tuaja me besim.

Demi

Keni kaq shumë energji dhe do të dëshironi të ndjeni se po i kanalizoni ato në një drejtim të dobishëm. Gjithmonë jeni duke kërkuar mënyra për ta shfrytëzuar më mirë kohën tuaj. Çojeni vëmendjen tuaj në fushat ku dëshironi të shihni rezultate pozitive. Kjo është ajo ku ju duhet ta drejtoni energjinë tuaj.

Binjakët

Ka një atmosferë të tensionuar në shtëpi pas një keqkuptimi. Dikush do të tregojë dëshirën për të folur me ju dhe duhet ta dëgjoni. Ju mund të jeni të hapur për ndjenjat tuaja, por pa ofenduar të tjerët. Do të ndiheni të lehtësuar që familja juaj po bën një përpjekje për të shkuar më mirë tani.

Gaforrja

Dikush ka diçka në mendjen e tij dhe kjo mund t’i bëjë ata të shkujdesur për njerëzit e tjerë. Mos merrni me zemër gjithçka që thonë. Megjithëse të tjerët mund të mos i shikojnë veprimet e tyre, të paktën jini të kujdesshëm për ato që thoni, dhe mos dëmtoni askënd.

Luani

Një propozim financiar ose biznesi do të hidhet poshtë në momentin që do ta dëgjoni, por do t’ju ofrojë pak dëfrim. Komenti i pamenduar i një të dashuri do të shkaktojë tension në shtëpi. Para se të përgjigjeni, jini të kujdesshëm me fjalët tuaja.

Virgjëresha

Nëse keni hapësirë do të jeni të lumtur të punoni nga shtëpia. Ndiheni më të relaksuar me mundësinë që keni duke punuar nga shtëpia dhe kalimi i më shumë kohe me familjen tuaj. Ju shpresoni që kjo mënyrë e punës të zgjasë.

Peshorja

Ju ka ardhur keq për veten tuaj dhe një pjesë e arsyes për këtë është se keni kaluar më shumë kohë në ambiente të mbyllura sesa jashtë. Dilni jashtë në ajër të pastër dhe ushtrohuni lehtë. Edhe nëse jeta ka qenë e vështirë për ju kohët e fundit, detyrojeni veten të takoheni me një mik. Merrni hapa pozitivë për të rritur angazhimet tuaja të jashtme.

Akrepi

Ndryshimet në vendin e punës do të jenë në përfitimin tuaj. Ato nuk do të jenë të parashikuara por do të funksionojnë në favorin tuaj. Ka diçka që po ndodh në prapaskenë për të cilën ende nuk jeni në dijeni. Kur kjo të nxirret në dritë, ju do të kënaqeni.

Shigjetari

Mund të tundoheni për të tërhequr dikë me një ofertë emocionuese, por bëni një pauzë para se ta bëni këtë. Ju nuk doni të merrni një vendim të nxituar për të cilin më vonë mund të pendoheni. Një mik apo i afërm do të ketë disa sugjerime interesante se si mund t’u shtoni pak kënaqësi festimeve tuaja virtuale këto Krishtlindje.

Bricjapi

Ju nuk jeni shumë të shqetësuar për atë që njerëzit e tjerë mund të mendojnë për vendimet dhe veprimet tuaja. Nëse jeni të kënaqur me atë që po bëni, kjo është e mirë për ju por për disa arsye sot doni të bëni një përshtypje të mirë dhe do të ndikoheni nga ajo që dikush ka për të thënë.

Ujori

Një i ri në familje duket i hutuar dhe i shqetësuar. Ju nuk jeni i vetmi që keni vërejtur një ndryshim në sjelljen e tij. Ndiheni të shqetësuar, por nuk është koha ta shtyni të rrëfehet. Jini të butë dhe tregojini se mund të flasë me ju kur të dëshirojë.

Peshqit

Një mik apo fqinj do të tregojë një sekret. Ju e dini që do jetë në siklet. Mund ta siguroni se nuk do t’i tregoni askujt. Kujdes, nëse ia nxirrni sekretin do ta lëndonit shumë.