Connect with us

Aktualitet

“Protestojmë në mënyrë paqësore”, të rinjtë njoftojnë protestën tjetër në Durrës

Published

on

Të rinjtë durrsakë kanë paralajmëruar mbrëmjen e sotme një tjetër protestë, në qytetin bregdetar, duke treguar dhe një herë gadishmërinë për tu bashkuar me protestat që po zhvillohen në mbarë vendin, pas ngjarjes që i mori jetën 25 vjeçarit Klodian Rasha, në Tiranë. Nëpërmjet rrjeteve sociale të rinjtë kanë njoftuar sot një tjetër protestë, ndërkohë që mbështetje i ka dhënë dhe të rinjtë e forumit rinor të PD-së në këtë qytet. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social FaceBook, Artion Barjamaj, kryetari i Forumit Rinor të PD, shprehet se ka vendosur ti bashkohet protestës së sotme.

Postimi i plotë:

Edhe pse protestuesit vazhduan me protesta paqësore, raprezalja policore vazhdon…

Për këtë arsye, kam vendosur që minimumi ti bashkohem protestës së organizuar nga të rinjtë e qytetit në mënyrë paqësore…