Prej më shumë se tre ditësh reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shoqëruar vendin tonë. Edhe në qytetin e Durrësit, rreshjet e shiut kanë qenë intensive, duke shkaktuar përmbytje veçanërisht në zonat rurale, si pasojë e vërshimit të lumenjëve. Por, në Portin e Durrësit dhe më të madhin në vend puna ka vazhduar dhe për këtë Autoriteti Portual, me anë të dy postimeve të rëndësishme njofton se lundrimet detare vijojnë.
“Punojmë pa ndërprerje pavarësisht kushteve të motit
Aktualisht ka nisur imbarkimi i pasagjerëve që do të udhëtojnë me tragetet e linjës së Barit drejtë Italisë
Ndërsa, në një postim tjetër APD, kërkon respektimin e rregullave me rigorozitet me qëllim sigurinë e punonjësve.
“Njoftim
Të gjithë përdoruesit portualë janë të lutur të zbatojnë me rigorozitet rregullat në fuqi gjatë qarkullimit në territorin e Portit. Pavarësisht kushteve të vështira të motit, punonjësit tanë ndodhen në punë për të mundësuar vijimësinë e veprimtarisë portuale 24/7.
Për sigurinë tuaj dhe të punonjësve tanë,” shkruan APD.