HOROSKOPI
Horoskopi javor 11-17 Janar 2021 i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e javes ne cdo gje
Published
4 years agoon
By
adminDASHI 21. mars – 20. prill
Ka rrezik qe klima ne çift te mos jete shume e ngrohte gjate kësaj jave. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por do mendojnë shpejt te krijojnë një lidhje. Ne fakt personat qe do iu ngacmojnë janë interesante. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Nuk do shpenzoni kuturu dhe nuk priten vështirësi. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por probleme te mëdha nuk do keni. Shtoni konsumimin e perimeve qe përmbajnë fibra si për shembull: karotat, preshte, majdanozin si dhe koprën. Jupiteri do iu ndihmoje te arrini atje ku dëshironi ne sektorin profesional. Do i kaloni me sukses sfidat qe do iu dalin përpara. Jeta familjare do jete e qete.
DEMI 21. prill – 21. maj
Kjo jave do jete plot te papritura për jetën tuaj ne çift. Do iu pëlqejë si origjinaliteti, po ashtu edhe fantazia. Do ketë momente edhe kur ta ngacmoni ose ta kundërshtoni partnerin dhe atmosfera do tensionohet. Beqaret do tërhiqen mjaft nga aventurat dhe nuk do parapëlqejnë te nisin një lidhje serioze. Me financat duhet te tregoheni me diplomate dhe te mos bëni shpenzime te pamenduara. Shëndeti mund te ketë disa probleme dhe ato do lidhen kryesisht me ushqimin e tepruar dhe te pazgjedhur. Mund te lindin probleme me tretjen e ushqimit kështu qe bëni kujdes. Ne planin profesional pritet qe gjerat te shkojnë shume mire. Do iu jepen mundësi te shkëlqyera për ta konsoliduar situatën. Ne familje do mbani përgjegjësitë qe iu takojnë.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Këtë jave as nuk duhet ta përkëdhelni shume, por as ta lini pas dore partnerin. Trajtojeni atë mire dhe jepni vendin qe i takon. Nga ana tjetër yjet këshillojnë te mendoheni njëqind here para se te flisni. Beqaret, nen ndikimin e Hënës, nuk do kenë fat ne dashuri kështu qe do ngelen serish vetëm. Ne planin financiar do iu duhet te merrni masa strate ne mënyrë qe ta stabilizoni buxhetin. Shëndeti nuk do jete shume i keq, por duhet thënë se here pas here mund te ndiheni nervoze. Pini kamomil ose ndonjë çaj tjetër qetësues. Nga ana tjetër flisni aq sa duhet qe te jeni me rezistence. Ne pune ambienti do jete i tensionuar dhe rivaliteti i forte. Do iu duhet te bëni disa zgjedhje te vështira por te nevojshme. Për jetën familjare duhet te kujdeseni me tepër.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Te gjithë ata qe janë ne çift do kenë një jave me elektrizuese dhe te mbushur me risi. Heshtja me ne fund do largohet nga jeta juaj dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë javës personin e duhur, por vetëm ditët e fundit do ketë mundësi te vërteta për ta gjetur atë. Financat nuk do kenë as përmirësime dhe as vështirësi. Mundohuni te shpenzoni me maturi. Për shëndet te mire duhet te bëni kujdes me te ftohtin. Mos u gënjeni nga ndonjë rreze dielli qe mund te dale sepse do sëmureni. Nëse jeni te stresuar, çokollata e zeze do iu beje mire. Ne pune mos iu besoni te gjithë atyre qe do iu ofrojnë ndihmën e tyre. Disa do kërkojnë thjesht t’iu shpërqendrojnë ose do iu çojnë ne rruge te gabuar. Jeta familjare do jete e këndshme.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Ata qe janë ne çift do fillojnë te mendojnë për te ardhmen dhe do bëjnë disa plane. Yjet këshillojnë te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni me shume sesa duhet. Beqaret nuk do jene te privilegjuar ne sektorin e dashurisë. Mundohuni te mos bini ne pesimizëm, por te përfitoni sa te mundni nga liria qe keni. Ne planin financiar do mbizotëroje ekuilibri. Do e dini mire sa te shpenzoni qe buxheti te mos tronditet. Shëndeti do jete i mire. Do jeni ne forme te shkëlqyer dhe plot energji. Ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do fillojnë një trajtim te ri edhe me te efektshëm. Ne pune do keni te gjitha mjetet për te kaluar pengesat dhe për te arritur atje ku keni ëndërruar gjithmonë. Edhe jeta familjare nuk do jete me pak e bukur.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Çdo tabu qe keni pasur ne jetën ne çift do bjere gjate kësaj jave. Përfitoni sa te mundni nga ambienti i ngrohte qe do krijohet dhe kaloni me shume kohe me partnerin tuaj. Për beqaret ka mundësi te ndodhe një takim i bukur ne mes te javës. Përfitoni, por merrini gjerat sa me shtruar. Financat do fillojnë te përmirësohen mjaft fale një ndihme te madhe qe do iu japë dikush. Dielli, Jupiteri dhe Marsi do kujdesen për shëndetin tuaj. Do jeni plot energji dhe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Edhe për jetën profesionale do jete një jave e suksesshme. Me ne fund do merrni te gjitha meritat qe keni dhe do ndiheni me mire. Disave do iu behet një propozim i mire i cili nuk duhet humbur. Ne familje ambienti do jete i ngrohte dhe i qete.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Ne përgjithësi klima ne çift do jete e mire gjate kësaj jave. Duhet te vazhdoni te tregoheni tolerante dhe te mirëkuptueshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret edhe pse nuk do e presin do kenë një takim impresionues qe ditën e pare. Përgatituni për emocione te forta. Financat do jene te mira prandaj mund te bëni edhe ndonjë investim me rëndësi. Dielli dhe Merkuri do iu japë me shume gjallëri dhe rezistence. Ata qe vuajnë nga ndonjë lloj alergjie duhet te mbrohen pak, ndërsa te tjerët nuk do kenë asnjë shqetësim. Ne pune do e keni te vështirë te përqendroheni dhe te gjykoni si duhet. Kujdes sepse ne fakt ditën e enjte ose te premte do iu duhet te merrni vendime te rëndësishme nga te cilat varet e ardhmja. Jeta familjare do jete si gjithmonë.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Marrëdhënia me partnerin do filloje te përmirësohet këtë jave, megjithëse serish ju do tregoheni paksa kokëforte për disa gjera. Toleranca duhet te mbizotërojë ne çdo kohe. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimin e shumëpritur edhe pse personi ne te vërtetë nuk do jete një princ i kaltër. Te ardhurat do përmirësohen dita ditës. Mundohuni te tregoheni gjithmonë te matur me shpenzimet. Neptuni do krijoje probleme me gjumin dhe na fakt kjo do iu beje te mos ndiheni ne formën me te mire. Kujdesuni me shume për veten tuaj dhe mire do bëni mos e teproni me ushqimet e yndyrshme. Ne pune do e keni me te lehte te arrini atje ku doni sepse keni kohe qe mundoheni. Nuk do iu mungoje kurajoja. Me familjaret tregohuni me te arsyeshëm.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Ne fillim te kësaj jave do keni goxha mosmarrëveshje dhe debate me atë qe keni ne krah, çka do iu mërzite pa mase. Me kalimin e ditëve gjerat do qetësohen dhe do rivendoset bashkëpunimi. Për një pjese te beqareve, një miqësi e hershme mund te shndërrohet ne dashuri pasionante. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume për te blere atë qe i pëlqen. Situata nuk është ende e qëndrueshme. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Merruni me pak sport dhe shmangni lodhjen e tejskajshme. Ata qe vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet te bëjnë me shume kujdes. Ne pune, me te privilegjuarit do jene ata qe punojnë ne ndertim, artizanet, mësuesit si dhe kërkuesit e çdo fushe. Familja do jete mbështetje për gjithçka.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak ashtu si ju e prisnit këtë jave. Debatet do jene te pafundme dhe shpesh do mërziteni me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë takimin me te rëndësishëm te jetës se tyre dhe do krijojnë një lidhje shume te forte. Qe financat te vazhdojnë te jene te mira tregohuni te kursyer me shpenzimet. Nuk ka ardhur ende momenti te blini gjithçka qe iu pëlqen. Për një shëndet te mire duhet pasur kujdes me ushqimet dhe gjumin. Sheqernat duhet shmangur sa me shume te jete e mundur. Mos harroni as te pini ujë here pas here. Dielli dhe Hëna do jene ne anën tuaj ne planin profesional. Pak nga pak do arrini t’i realizoni te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Me familjaret do diskutoni qetësisht për gjithçka.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Do jeni shume nervoze gjate kësaj jave dhe nuk do acaroheni nga çdo detaj i vogël. Partneri nuk do dije si te sillet sepse ne fakt ju do jeni te padurueshme. Do bënit mire te qëndronit pak vetëm. Beqaret do përfitojnë pa fund nga liria e tyre dhe nuk do dëshirojnë aspak te krijojnë një lidhje. Financat do jene te mira nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet. Nuk është momenti as për te bere transaksione te mëdha. Shëndeti do jete i mire deri ne ditën e katërt, por do këtë disa probleme te vogla me pas. Merrni masat e duhura dhe besojuni vetëm mjekeve specialiste. Ne pune do merrni mbështetjen e shefave për te nisur një projekt afatgjate dhe te vështirë. Do lodheni paksa por rezultatet do iu kënaqin. Familja nuk do ketë probleme.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Do e kontrolloni me shume kujdes dhe maturi partnerin gjate kësaj jave. Keni disa dyshime fale te cilave nuk mund te jeni dot te qete. Me kalimin e ditëve do e kuptoni se është gjithçka një ide e gabuar e juaja. Beqaret do joshen mjaft nga personat shume me te rinj se ata. Mbase ngaqë doni te provoni çmenduri dhe emocione me te forta. Ne planin financiar mos filloni asnjë operacion pa qene te sigurte. Koha nuk kthehet me pas. Shëndeti do jene kryesisht i mire, por nuk duhet te eksperimentoni shume me rezistencën qe keni. Ne pune do përvishni mëngët dhe do bëni gjithçka nga e para. Do lodheni pak, por rezultatet do jene te shkëlqyera. E sigurte është qe rutina do mbaroje. Jeta familjare do jete si gjithmonë.