Connect with us

Aktualitet

LSI: Gjendje katastrofike në Kodrën Vilë

Published

on

Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës, ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në zonën e Kodër Vilë, ku ka pasur rrëshqitje dheu. LSI shprehet nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në FaceBook se “2 milionë euro u shpërdoruan për rehabilitimin e saj, duke mos u përdorur struktura mbajtëse për të penguar rrëshqitjen dhe ja Kodra Vilë, krenaria e qytetit të Durrësit ka përfunduar në këtë gjendje të mjerueshme.

 

Postimi i plotë:

 

Kjo është gjendja e Kodrës Vilë në Durrës sa herë që bie shi.

Rrëshqitja e dherave rrezikon kalimtarët dhe automjetet.

2 milionë Euro u shpërdoruan për rehabilitimin e saj, duke mos u përdorur struktura mbajtëse për të penguar rrëshqitjen dhe ja Kodra Vilë, krenaria e qytetit të Durrësit ka përfunduar në këtë gjendje të mjerueshme.

Durrësi meriton gjelbërim, investime dhe zhvillim të qendrueshëm për t’u shndërruar në destinacion turistik dhe jo në një qytet të mbuluar nga balta dhe uji.

Më  prill të gjithë së bashku t’ia kthejmë Durrësin banorëve.

Rexhina Leka

Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës