Connect with us

Kronikë

PD denoncon nga zonat e përmbytura në Lezhë e Mamurras: 3 mijë e 500 hektarë nën pushtetin e ujit

Published

on

Ish-deputetja Lindita Metaliaj dhe kreu i FRPD, Belind Këllici ishin sot në Mamurras e Lezhë, ku takuan banorët që  prej më shumë se 1 viti janë pa shtëpi dhe tashmë vuajnë dhe nga përmbytjet që kanë përfshirë zonën.

Banorët pohojnë se dëmet janë të mëdha, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë.  Ish deputetja Lindita Metaliaj, bëri përgjegjëse qeverinë dhe bashkinë për braktisjen e banorëve.

 

“Është një qeveri që mendon vetëm për vete. 3500 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, sepse këta nuk kanë investuar asgjë. Prioriteti i tyre është të pasurohen më shumë. Në 8 vite kanë trefishuar pasuritë në mënyrë të pajustifikueshme. Mjaft është mjaft, sot është koha për ndryshim, është koha të kthejmë besimin që ky vend mund të bëhet dhe ne bashkë mund ta bëjmë”.- u shpreh ish deputetja Lindita Metaliaj.

 

Duke bërë ndryshimin me braktisjen e qytetarëve nga qeveria, të rinjtë e FRPD kanë çuar ndihma tek familjet në Mamurras, që jetojnë në kushte të mjerueshme. Një nënë kryefamiljare me 7 fëmijë, një kryefamiljar tjetër i pamundur për punë, jetojnë akoma në çadra, sepse qeveria nuk u ka dhënë akoma zgjidhje 14 muaj pas tërmetit.

 

“Ministri i Rindërtimit të mos hante darka në Dubai, pot të bënte shtëpitë”- u shpreh Belind Këlliçi gjatë bashkëbisedimit më banorët e revoltuar nga mungesa e ndihmës.