Connect with us

Kronikë

Makina “BMW” në flakë, ende nuk dihen shkaqet

Published

on

Një makinë tip “BMW” mësohet se ka marrë flakë gjatë natës në Durrës, ndërkohë që sipas policisë nuk dihen shkaqet e djegjes, ndërsa në policia janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë djeni për ngjarjen. Nga djegja e mjetit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.