Connect with us

Kronikë

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen nga policia

Published

on

Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim.
Njoftimi I policisë:

Bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

F. M., 47 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo i vizave”.

S. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.