Connect with us

Aktualitet

Për të fituar lojën në Tik-Tok, vdes një 10-vjeçare. Lidhi fytin me rrip Prindërit marrin vendimin e papritur

Published

on

Këtë të premte një vajzë 10-vjeçare në Palermo të Italisë ka humbur jetën pas u bë pjesë e një sfide në aplikacionin e njohur “Tik-Tok”.

Mediat italiane raportojnë se një e mitur ka përfunduar në koma pas një loje të tmerrshme në rrjetet sociale duke lidhur fytin e saj me një rrip për tu vetë-asfiksuar duke i shkaktuar më pas arrest kardiak.  Edhe pse vajza u dërgua menjëherë në spital, mjekët bërën gjithçka për të shpëtuar 10-vjeçare, por ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi këtë të premte në Palermo, prindërit e 10-vjeçares edhe pse të pikëlluar nga humbja e papritur e vajzës së tyre vendosë që organet e saj t’i dhurojnë pranë institucioneve të shëndetësisë.

Autoritete kanë sekuestruar telefonin e 10-vjeçares dhe po hetojnë të gjitha mesazhet dhe bisedat për të mësuar se kjo mund të kenë qenë diçka e nxitur për ta çuar në vetëvrasjen e vajzës italiane apo thjeshtë një lojë në rrjetet sociale.

Sfida e Blackout, dhe një variant më i butë i quajtur Passout Challenge, kanë qarkulluar në TikTok gjatë vitit të fundit.
Ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sfidat, duke përfshirë të fikët, krizat, dëmtimin e trurit dhe madje edhe vdekjen.

Dy hetime janë të hapura: njëri i koordinuar nga prokurori për të mitur Massimo Russo dhe zëvendësi Paola Caltabellotta dhe tjetri nga zëvendësprokurori i Prokurorisë Laura Vaccaro.