Connect with us

Aktualitet

SKANDAL/ E rikonstruktuar para pak kohësh, shetitorja “Taulantia” në Durrës ‘nuk mban më’, përmbytet nga reshjet e shiut

Published

on

Edhe qyteti i Durrësi është përmbytur nga reshjet e tepërta që kanë rënë në të gjithë vendin.

 

Alarmante mbetet situata në shëtitoren e sapo restauruar “Taulantia”, një investim ky i trumpetuar shumë nga qeveria e Rilindjes, ku reshjet e shiut e kanë vënë të gjithën nën ujë

 

Gjithashtu sasi të madha uji ka edhe ne rrugën “Currila”,që është edhe rruga kryesore në lagjen nr.1, një ndër pikat kyçe të qytetit, ku siç duket rrjeti i kanalizimeve nuk e ka përballuar dot sasinë e madhe të reshjeve.

Megjithëse bashkia e Durrësit premton se investimet në rrjetin e kanalizimeve do i japin zgjidhje problemit, situata përsëritet prej vitesh sa herë që reshjet e shiut bien pa ndërprerje për më pak se një ore.