Bucci ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri të zhvillojnë hetimet në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s, ndërsa ka kërkuar që për këtë ngjarje të mos ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës.
Ambasadori shprehet se gjyqtarët duhet të dallojnë faktet nga fjalët dhe të vijojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur.
“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan Bucci.
Në përgjimet e bëra nga autoritetet italiane ndaj “Ndraghetas”, është zbuluar dhe aktiviteti i organizatës kriminale në Shqipëri. Në këto përgjime flitet për emra të rëndësishëm të politikës shqiptare dhe për zyrtarëve të lartë./ Opinion