Connect with us

MOTI

Shijaku mbetet pa ujë. Arbana: Po ndihmojmë banorët duke shpërndarë ujë me bote

Published

on

Dëmtimi i një tubacioni që furnizon Shijakun me ujë të pijshëm ka lënë pa këtë mjet jetik qindra banorë.

Pas përmbytjeve të shumë zonave dhe shtëpive në Shijak, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen, banorët e qytezës së vogël po përballen me një tjetër vështirësi

Falë bashkëpunimit me Ujësjellësin e Durrësit, depozitat e përbashkëta të pallateve po furnizohen me bote, ndërsa po punohet për zgjidhjen sa më shpejt të problematikës së krijuar në depon e Shilores.

Por, sipas kryebashkiakut Elton Arbana, ekipet në terren kanë ofruar zgjidhje për banorët e mbetur pa ujë.

“Si pasojë e dëmtimit të një tubacioni që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Shijakut ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë.

Bashkia Shijak në bashkëpunim me ujësjellësin e Durrësit po ndihmon banorët duke i shpërndarë ujë me bote.

Në të gjitha pallatet e rikonstruktuara që kanë depo të përbashkët po u vijmë në ndihmë banorëve duke i furnizuar me ujë.

Ndërkohë që po punohet në depon e Shilores për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit.”,– shkruan Arbana