Connect with us

Aktualitet

SKEDA e pasurisë/Elisa Spiropalit, pasuria e saj kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.

Published

on

Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në dhjetor 2018, me ndryshimet që përfshinë kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas protestës së studentëve. Spiropali ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaron pasuri familjare prej 5.8 milionë lekësh, pjesa kryesore e së cilës përbëhet nga kursimet në cash jashtë sistemit bankar.

Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në dhjetor 2018, me ndryshimet që përfshinë kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas protestës së studentëve. Spiropali ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.

Elisa Spiropali ka përfunduar studimet në Lester B. Pearson College, Kanada. Rezultatet e larta i japin mundësinë të fitojë një bursë universitare në Mount Holyoke College, Massachusetts, SHBA, ku diplomohet në vitin 2005, me titull nderi në dy degë universitare; Politikë dhe Ekonomi, me specializim në Ekonomi Politike dhe Ekonomi Zhvillimi.