Connect with us

Aktualitet

Paloka;Rilindasit mendojnë për xhepat e tyre e jo për qytetarët.

Published

on

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, zhvilloi sot një takim me banorët e përmbytur në Shijak. Paloka bëri përgjegjës për këtë situatë Qeverinë dhe Bashkinë në Shijak, ndërsa u shpreh se rilindasit mendojnë për xhepat e tyre e jo për qytetarët.

“Nje situate e veshtire si pasoje e permbytjeve edhe ne Shijak! Si per ironi pikerisht perballe godines se bashkise dhe rrotull saj jane dhjetra banesa qe ju ka vajtur uji edhe mbi nje meter ne shtepia e biznese. Edhe ketu banoret e drejtojne gishtin nga pushtetaret qe jo vetem jane direkt pergjegjes per kete situate qe ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojne te ndihmojne e demshperblejne bizneset dhe familjet qe kane pesuar deme te medha.

Vete bashkia eshte pergjegjese direkt per permbytjet ne kete zone, pasi sic thone banoret, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikerisht tek kembet e ures ne hyrje te qytetit, per te ndertuar parkim per makinat e zyrtareve te bashkise…!

Si kudo “rilindasit” kujdesen vetem cfare do fusin ne xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare ne xhep ne se qytetaret kane probleme apo jo.” -tha Paloka.

EDI PALOKA

Situata nuk ka nevojë për shumë koment. Ju e shihni vetë, problemi është që nuk është hera e parë që ndodh kjo, është një problem i përsëritur dhe çfarë është më e rëndësishme është që nuk është për shkak të natyrës, por për përgjegjësitë e bashkisë dhe të qeverisë që nuk kanë marrë masa, megjithëse është rast i përsëritur. Vijnë vetëm vetëm për shëtitje, sa për t’u dukur që “ja po interesohemi” dhe realisht ju e shihni si janë shtëpitë.

Ka njerëz të sëmurë brenda. Po më thonin banorët që janë edhe me Covid dhe oksigjen, shtëpitë janë të përmbytura dhe nuk kanë as ujë dhe interesimi është zero.

Nuk jemi për të bërë politikë, por jemi realisht për të sensibilizuar, sepse nuk është reagimi I duhur.

Para rreth dy javësh, ishim bashkë me Kryetarin e PD në zonat e tjera në Sukth, këtë thirrje u bëmë autoriteteve, bashkisë, qeverisë të marrin masa që të mos ketë përsëritje të tilla dhe ata vazhdojnë, ky është problemi.

Banorët kërkojnë zgjidhje, nuk kërkojnë gjë tjetër. Duan që bashkia dhe qeveria t’u japë një zgjidhje. Indiferenca është kriminale për mua.

FERDINAND XHAFERRAJ

Situata është e dhimbshme jo për faktin se dje gjatë gjithë natës, me qindra familje e kanë kaluar në errësirë, për dëmet shumë të mëdha që janë shkaktuar në bagëti dhe orendi, Por situata është e dhimbshme, sepse mund të parandalohej. Përmbytja ka ndodhur në 2016-ën, qeveria erdhi premtoi dëmshpërblime, premtoi zgjidhje. Dhe nuk dha as zgjidhje dhe dëmshpërblime. Kuptohet që në këto 8 vite shqiptarët e kanë parë këtë qeveri, e cila me llafe dhe me 3D thotë se punon për qytetarët, por me vepra punon vetëm për oligarkët. Por janë situata të tilla që e përplasin në fytyrë papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, ku edhe militantët më të zjarrtë të rilindjes janë pa fjalë. Kjo është arsyeja që kudo ka zemërim dhe shqiptarët mezi po presin që ta shporrin këtë bandë që po qeveris vendin.