Connect with us

Aktualitet

Merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat

Published

on

Nelaj akuzohet për “korrupsion pasiv” gjatë ushtrimit të detyrës në institucionin e ASHK-së Berat.

Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,bëjnë me dije se,drejtori Ervin Nelaj akuzohet se,ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të dhënies së lejeve të legalizimit të pronave e banesave. Nelaj,prej 7-muajsh ishte në krye të ASHK-së Berat,pas punës si inspektor e specialist në ALUIZNIN e Beratit prej 8-vitesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA
BERAT.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.