Connect with us

Aktualitet

Infektimi me Covid pas vaksinimit, Alimehmeti:

Published

on

Alimehmeti në këtë diskutim iu referuar rastit të mjekut Pëllumb Pipero, i cili ka 16 ditë që ka marrë dozën e parë të vaksinës sot rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Megjithatë 10-12 ditët e para vaksina s’është në lojë, quhemi të pavaksinuar. Edhe kur ke bërë 2 dozat me procedurë rigoroze, është mundësia e infektimit.Nuk e njoh situatën, duke marrë parasysh që nuk gjenerojmë dot të gjeneralizojmë. Ajo që kemi nga Pfizer, është ky informacion, kemi mesatare. Bëhet nga individë të ndryshëm. Ka dhe raste të pashpjegueshme. S’mund të bëjmë dot krahasim. Do dokumentohet shumë shpejt situata ku jemi. Ajo që është e sigurt, ësthë që vaksina prodhon përgjigje, nuk është 100%. Është diçka teknikisht e pritshme. Pra edhe total, edhe po ka bërë dy dozat siç duhet brenda 21 ditëve, Pfizer deklaron efektivitet 94.7%. Ka të infektuar edhe tek të vaksinuarit. 8 te të vaksinuarit, 162 tek të pavaksinuarit. Pra ishin rastet gjithsesi. Një dozë vetëm ofron më pak mbrojtje, prandaj është e pranusehme që shifrat të jenë më të larta. Izraeli ka vaksinuar 47% të popullsisë, efektiviteti me një dozë është 33%.”

A të zë virusi më lehtë vetëm nga vaksina?

Nuk është studiuar ende, shkon që të ketë klinikë më të lehtë. Por të dhënat nuk janë të sigurta. S’i ka as Pfizer, as FDA. Jemi në terren të paeksploruar.

E keni bërë vaksinën?

Jo ende. Nuk jam lajmëruar për ta bërë, por edhe sikur unë jam ndër ata më të rinj, pa sëmundje, e kalova në rrugë natyrale. Nuk jam prioritar. Janë mjekët ata më të vjetër, edhe që kanë ndonjë sëmundje. Kur të vijë radha e 40-50 vjeçarëve do e bëj. Prioriteti është për personalin në krye në radhë të parë. Në moshë të madhe mbi 60 vjeç