Connect with us

Aktualitet

Ja vlera e Lejet që ka dhënë Lali Eri për kulla, resorte e pallate janë 3.9 milionë m2; ose 1.4 m2 për çdo banor të Shqipërisë

Published

on

Siç dihet tashmë, gjatë fushatës së para 6 viteve për mandatin e parë kryebashkiak, Erjon Veliaj u “betua” se do t’i thoshte jo betonizmit të Tiranës, duke bllokuar lejet e ndërtimit.

Mirëpo shqiptarët e besuan, paçka se këtë “betim”, Lali Eri e bëri në krahë të Bablokut, paradhësit e shefit të tij partiako-qeveritar; i cili filloi betonizimin e Tiranës dhe në 11 vite kryetar bashkie, shfarosi 70% të gjelbërimit, me 1100 leje ndërtimi (sipas KRRT).

Sot pas 5 vitesh e gjysëm në krye të Bashkisë-Tiranë; faktet tregojnë se me lejet e ndërtimit që ka dhënë, Lali Eri i ka kaluar edhe shefit të tij kryeministër, jo si numër, por si sipërfaqe, jo se ka patur uri ndërtimesh, por sepse e kanë marrë peng bandat që pastrojnë miliardat e zeza.

Sipas të dhënave faktike në regjistrat e KRRT, por edhe të INSTAT-it qeveritar, që i fsheh ca leje e sipërfaqe, me qellimin për të zvogëluar krimin e betonizimit të Tiranës; rezultojnë 3.9 milionë m2 sipërfaqe të ndërtuara, vetëm me lejet që Lali Eri ka dhënë për kulla, vila, pallate, sheshe parkimi e godina tregtare.

Në qendër të Tiranës, ka vetëm beton dhe lulishte simbolike në majë të kullave e pallateve, të cilat janë suita e papafingo të ndërtuesve; por dhe “thela 20%”, me të cilën janë shpërblyer shefat e politikës e pushtetit, që kanë “negociuar” grabitjen e trojeve dhe marrjen e lejeve.

Rekord i Lali Erit, nuk janë vetëm vitet 2019-2020, me 52 leje ndërtimi kullash mbi 20 kate, apo vitet 2017-2020 me 311 leje pallatesh 10-12-17 kate mbi tokë e 3 kate nëntokë.

Por është edhe ky tregues zyrtar: Në 5 vite kryetar bashkie, Lali Eri ka shfarosur 488 mijë m2 mjedise të gjelbëruara publike në territorin e bashkisë Tiranë; ndërsa me lejet e tij në perimetrin brenda Unazës së Madhe, janë ndërtuar 3.9 milionë m2 sipërfaqe kulla, pallate, parkingje, vila, qendra tregtare etj.

Sipas llogaritjes, kjo sipërfaqe betoni deri më 100 metër lartësi si kulla e kokainës “Ervin Mata” tek Ekspozita e si kullat Doshi, Ulaj, Mulaj; është e barabartë me 1.4 m2 për çdo banor të Shqipërisë, por në fakt janë pronësi e 20-30 oligarkëve, politikanëve, qeveritarëve dhe trafikantëve./Pamfleti