Connect with us

Aktualitet

Gjendet i pajetë pronari i një firme në autostradën Tiranë-Durrës, dyshimet e para

Published

on

Një 58 vjeçar, pronari i një firme është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në magazinat e kompanisë së tij.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Tiranë-Durrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shtetasi N. D., 58 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.