Connect with us

Aktualitet

Durrës/ Shfaqet PPP edhe në varreza, bashkia miraton planin për privatizimin e shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave

Published

on

Ditën e enjte, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u arrit të miratohej pika 7 e rendit të ditës, që lidhet me privatizimin e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave të qytetit.

“Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË VKB NR. 599, DATË 11.03.2019 “PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT VJETOR PREJ 8.800.000 LEKË PËR PROKURIMIN E SIPËRMARRJES PRIVATE TË SHËRBIMIT TË MIRËMBAJTJES DHE RUAJTJES SË VARREZAVE PUBLIKE TË QYTETIT TË DURRËSIT””,- thuhet në pikën 7 të rendit të ditës.

 

Bashkia e Durrësit pati tentuar edhe në vitin 2019 për ta privatizuar këtë shërbim, pikërisht në periudhën kur u miratua për herë të parë kjo kërkesë në Këshillin Bashkiak, por mos përfshirja në tender e kompanive private të interesuara për ta ofruar këtë shërbim solli për pasojë dështimin e procedurës.

Pavarësisht problematikave që paraqet mirëmbajtja e varrezave të qytetit, ky shërbim deri më tani është ofruar nga Ndërmarrja Komunale. Madje, vlen të theksohet fakti se ky shërbim ka qenë ndër më fitimprurësit për arkën e ndërrmarrjes që regjistron numrin më të madh të punonjësve që ka një drejtori në varësi të bashkisë.

Për çdo të vdekur, familjet paguajnë tarifën prej 24 mijë lekë të reja pranë NSHK-së. Ky shërbim ka sjellë të ardhura të konsiderueshme sidomos gjatë vitit të fundit, kur numri i të vdekurve për shkak të pandemisë Covid-19 ka qenë më i lartë sesa çdo vit tjetër.

Pas miratimit në Këshill Bashkiak, pritet që bashkia të zhvillojë procedurën e prokurimit publik për të përcaktuar kompaninë fituese. Nëse këtë herë tenderi nuk do të dështojë njësoj si në të kaluarën, shërbimi nuk do të jetë më shtetëror, por do të ofrohet nga privati. Privatizimi i shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave nuk dihet nëse do të shoqërohet edhe me rritje të tarifës së