Connect with us

Showbizz

Pas historisë me Tean, reagon i përlotur, Arjan Konom

Published

on

Opinionisti i “Përputhen” Arjan Konomi ka reaguar për herë të parë pasi doli sheshazit raporti mes Teas dhe Beartit vetëm një javë pasi të paktën për publikun, ajo doli çift me Andin.

Pas kërkesave të shumta nga ndjekësit, Arjani i është adresuar publikut përmes një postimi në Instagram.

Ai është shfaqur në gjendje të rënduar duke nënvizuar se nuk ka ditur vetë asgjë sa i përket kësaj historie paralele që zhvillohej jashtë.

Unë nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël, as dyshimin më minimal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë për pëlqime, por përveç tyre kam qenë në mungesë të plotë të çdo informacioni deri në momentin që do të ishte Për’puthen Prime, ku Tea dhe Andi do të largoheshin nga ai emision.

Kjo është diçka që dua të sqaroj për veten time dhe jua them me ndershmërinë më të madhe për të gjithë ata që kanë besuar te fjala ime dhe te personi im“, thotë opinionisti Arjan Konomi në videon e postuar në Instagram.

Pas paralajmërimit të gazetares Fatma Haxhialiu se nesër do të jetë në “Përputhen” ditore si opinioniste, Konomi nuk e ka sqaruar nëse do të vazhdojë punën, duke ngritur pikëpyetje mbi vijimësinë e tij në program.

Ai ka hequr nga biografia e tij emisionin “Përputhen”, çka është marrë si një shenjë që nuk do jetë në program pas këtij zhvillimi.

Duke qenë se shumë gjëra mbesin ende pezull dhe të pasqaruara, aktualisht na mbetet vetëm të presim.