Connect with us

Shendeti

Rriten shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Greqi, raportohen 22 persona të vdekur

Published

on

Greqia njoftoi sot për 1261 raste të reja të infeksionit të ri me koronavirus (COVID-19), nga të cilat 18 u zbuluan pas kontrolleve në zonat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve tashmë ka arritur në 158.716 persona, nga të cilat 52.0% janë meshkuj. Gjatë evidentitmit të rasteve u zbulua se 5988 persona (3.8%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 49.885 (63.9%) kanë të bëjnë me raste tashmë të njohur.

244 persona po trajtohen në intubim. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. 178 (73.0%) e të intubuarve janë meshkuj. 86.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart. 1131 pacientë kanë dalë nga spitali që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër sot janë raportuar 22 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5851 vdekje në total në Greqi, nga të cilat 3437 (58.7%) janë meshkuj. Mosha mesatare e bashkëqytetarëve të vdekur ishte 79 vjeç dhe 95.5% kishin një sëmundje themelore dhe/ose moshën 70 vjeç e lart.