Connect with us

Aktualitet

Dyshohet se dhunoi të dashurën, arrestohet 25-vjeçari, në pranga edhe katër të tjerë

Published

on

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për dhunë fizike, drejtim automjeti në gjendje të dehur si dhe për kryerje aksidentesh.

Policia njofton se në pranga ka rënë 25-vjeçari, J. C pasi ky i fundit dyshohet se ushtroi dhunë ndaj së dashurës.

Po me të njëjtën akuzë është arrestuar dhe 64-vjeçari, P. H pasi ky i fundit dyshohet se kishte dhunuar bashkëshorten.

Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i J. M, J.R dhe A. T, të cilët dyshohet se u bën shkak aksidentesh si dhe drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. C., 25 vjeç, pasi në lagjen “Ali Demi”, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 64 vjeç, pasi në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : J. M., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme, tek ish-“Sheshi Shqiponja”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Sh., 52 vjeç i cili ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shendetësore. A. R., 29 vjeç, pasi tek rrethrretullimi i Saukut, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit.

A. T., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese dhe në gjendje të dehur.

•Në Kavajë, ditën e djeshme, në kushte të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia shtetasi A. S., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.

•Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit O. I., 29 vjeç, pasi i ka vjedhur një shumë parash shtetasit A. A.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.