Connect with us

Aktualitet

Lionel Mesi ‘i lodhur dhe i irrituar’ me spekullimet për transferimin te Paris SG

Published

on

Kontrata e 33-vjeçarit në “Nou Camp” skadon në fund të sezonit. Lionel Mesi pritet të largohet nga klubi katalan pas 17 vitesh, pas një tentative për t’u larguar që në verën e kaluar. Gazeta spanjolle “Marca” pretendon se Mesi po lodhet nga spekulimet për të ardhmen e tij, pasi ai tashmë e ka bërë të qartë, se asnjë vendim nuk do të merret deri në maj.

Mesi, kontrata mahnitëse e të cilit 492 milionë stërlina u zbulua këtë muaj, u përpoq të linte Barçën para fillimit të sezonit, pasi u zhgënjye nën ish-presidentin Josep Maria Bartomeu. Dhe fituesi i gjashtë herë i “Topit të Artë” thuhet se është duke pritur për rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të Barcelonës, më 7 mars përpara se ai të vendosë për të ardhmen e tij.

Kampionët francezë Paris SG janë të gatshëm për të nënshkruar me Mesin dhe janë të aftë të plotësojnë pagën e tij astronomike te Barcelona. Drejtori sportiv, Leonardo ka deklaruar: “Lojtarë të mëdhenj si Mesi do të jenë gjithmonë në listën e Paris SG. Por natyrisht nuk është koha për të folur në lidhje me këtë, ose për të ëndërruar për të.”tpz.al