Dogana e Kapshticës në kufi me Greqinë është në prag të rihapjes pasi që prej datës 7 dhjetor të vitit të kaluar nuk lejohet hyrja në vendin fqinj, por vetëm dalja prej tij. Institucionet greke njoftojnë se do i dërgojnë një letër ministrisë kompetente për heqjen e ndalimit të hyrjes nga Kapshtica.
Në letër theksohet se kërkohet rihapja me kusht që të respektohen rregullat sanitare dhe kontrollet e koronavirusit (testi për COVID-19 që je negativ) për personat që hyjnë, ashtu siç është e vlefshme edhe në Kakavijë.