Connect with us

Aktualitet

Tabaku pas takimit me bizneset: Plani i PD, taksim i drejtë, i ndershëm dhe inkurajues

Published

on

Save

Share

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bashkëbiseduar sot me disa prej bizneseve në kryeqytet, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Tabaku ka prezantuar dhe programin ekonomik të PD-së.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tabaku thekson se Shqipëria sot vuan një pandemi të dyfishtë; pandeminë shëndetësore që është keqmanaxhuar nga qeveria si dhe pandeminë ekonomike që ka shkatërruar dhe falimentuar mbi 60 biznese në ditë.

Sipas Tabakut, plani qeverisës për bizneset e vogla ofron një taksë 0.5% mbi xhiron vjetore përfshirë edhe taksat lokale të bashkive, parashikon uljen e TAP në 9% per te gjithe bizneset e tjera dhe gjithashtu uljen e sigurimeve shoqërore në 18%.

REAGIMI I TABAKUT

Sot, në çdo biznes për t’i prezantuar ato me masat e menjëherëhme ekonomike që do merren mbas 25 Prillit. Shqipëria sot vuan një pandemi të dyfishtë; së pari pandeminë shëndetësore që është keqmanaxhuar nga qeveria. Së dyti, pandeminë ekonomike që ka shkatërruar dhe falimentuar mbi 60 biznese në ditë.

Fatkeqësi që pas gjithë kësaj periudhe qeveria Rama ka pasur ndihmën më të ulët ekonomike për qytetarët dhe bizneset, 0.86% të PBB-së dhe gjithashtu dështimin më të madh me mbi 100 mijë të larguar në vit.

Ajo që vërejta në sytë e bizneseve ishte shpresa e madhe përpos zhgënjimit dhe trishtimit. Plani qeverisës për bizneset e vogla ofron një taksë 0.5% mbi xhiron vjetore përfshirë edhe taksat lokale të bashkive, parashikon uljen e TAP në 9% per te gjithe bizneset e tjera dhe gjithashtu uljen e sigurimeve shoqërore në 18%.

Ndërkohë që nuk ka betejë më të madhe se ajo për të kthyer konkurencën, ekonominë e tregut. Për të ndryshuar këtë sistem që mbështet të fortin e gjobit të dobëtin. Zero kontakte me biznesin, asnjë tatimor e inspektor në dyert e biznesit dhe çdo politikë e nevojshme për të rritur punësimin, konsumin dhe frymëmarrjen ekonomisë. Nuk do të ketë më një qeveri që takson sipas dëshirës duke i trajtuar bizneset në mënyrë të pabarabartë dhe klienteliste.

Ky është plani ekonomik që kanë nevojë bizneset, plani ekonomik me të cilin fitojnë sipërmarrjet, të punësuarit dhe të vetëpunësuarit. Taksim i drejtë, i ndershëm dhe inkurajues. Shqipëria Fiton kur biznesi fiton. Familjet shqiptare fitojnë kur të punësuarit fitojnë. Në 25 prill, Shqipëria Fiton!