Connect with us

Aktualitet

“Osht zani i nanës që po kan” Stresi dhe Getinjo bëjnë këngë për të ndjerin Klodian Rasha

Published

on

Vrasja e të riut Klodian Rasha afër banesës së tij nga një efektiv policie pasi shkeli orën policore në kryeqytet, solli reagim dhe revoltë qytetare. Protesta disaditore në disa qytet, u kthyen në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.

Një prej personazheve më të spikatur në këtë protestë, ku kërkohej drejtësi për Klodian Rashën ishte edhe  Arkimed Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi.

Pas protestave dhe organizimit të saj, reperi lajmëroi një javë më parë se do të publikonte një këngë dedikuar 25-vejçarit.

Klipi është lançuar një ditë më parë, në bashkëpunim me reperin Getinjon.

Dy reperët kanë sjellë “S’jam dorzu” për të gjithë fansat e tyre.

Menjëherë kjo këngë është thyer në hit dhe vetëm në pak orë numëron mijëra klikime.